Drejtuesi i automjetit që u përfshi në aksidentin me autobusin e linjës së Unazës pasi ndodhej para tij ka folur për mediat duke thënë se autobusi ishte me shpejtësi, çka dyshohet se e ka shkaktuar përplasjen masive me 9 automjete.
“Mbaj mend vetëm zhurmat e llamarinave nga mbrapa. E pashë nga pasqyrat që ishte shumë shpejt. Në momentin e goditjes dola pasi mora pak veten se nuk e kuptova cfarë ndodhi. Në autobus pashë që kishte shumë të lënduar. Shoferi i autobusit ishte shumë i tronditur, tek të 60-at ishte, e pashë që ishte i shokuar, a ishte me alkool, a me tension, a me zemër, ta shofim. Me sa pash në autobus kishte shumë të plagosur ”, tha drejtuesi i mjetit.
Lajmi kryesor:
‘Unaza’ përplaset me 9 mjete tek 'Ura e Tajvanit' në Tiranë, 9 të plagosur! Arrestohet shoferi: S'mbaj mend, vuaj nga zemra dhe diabeti! VIDEO nga momenti kur autobusi merr para makinat
//ReportTv.al