Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku si pasojë e të cilit është plagosur shoferi i makinës.
Makina tip Ford është përplasur pranë tunelit të Uji i Ftohtë me hekurat mbrojtëse në brendësi te tunelit.
Drejtuesi është dërguar me urgjence drejt spitalit rajonal të qytetit të Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe heton për shkaqet e aksidentit.
"Më datë 17.12.2020, rreth orës 19:15, në dalje të tunelit në “Uji të Ftohtë”, Vlorë, një automjet me drejtues shtetasin A. T., 18 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", thotë policia.