Kronikë
Top 24

Fier/ Familja përfshihet në aksident, vdes gruaja shtatzënë, në gjendje të rëndë një fëmijë (Detajet)

21 Gusht 2018, 11:17| Përditesimi: 21 Gusht 2018, 16:26

  • Share

Fier- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Fier-Levan. Nga aksidenti një grua shtatzënë, e identifikuar is Majlinda Troka ka humbur jetën, ndërsa iështë plagosur rëndë vajza e saj 7 vjeçe dhe 7 persona të tjerë.

Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se mjeti me të cilin udhëtonte Majlinda, një 'Audi' drejtohet nga shtetasi Astrit Troka vjehrri i të resë, i cili u përplas me një "Benz". Nga hetimet paraprake dyshohet që mjeti tip 'Benz' të jetë futur në parakalim.

Emrat e të shtruarve në spitalin e Fierit

Klaudia Troka- 44 vjeç

Astrit Troka- 58 vjeç

Laurent Troka- 31 vjeç

Lukrecia Troka- 7 vjeç

Burime nga spitali i Fierit bëjnë me dije se në spital u paraqitën tetë persona, por ata që kishin plagë më të lehta pasi morën ndihmën mjekësore u larguan.

 

Të plagosurit në spitalin e Fierit

Njoftimi i policisë:

 Fier
Informacion paraprak

Në datën 21.08.2018, ora 11.30 në aksin rrugor Fier - Levan, në vendin e quajtur "Liqeni" janë përplasur mjetet tip "Audi" me drejtues shtetasin A.T me mjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin L.T.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja M.T e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip "Audi" si edhe është plagosur një fëmijë i mitur pasagjer po në mjetin tip "Audi".

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kola: 21/08/2018 16:24

    Ngushellime familjes ! Ne Shqiptaret e marim ne pergj shtruar jeten.. dhe deri ketu sja asgje te keqe. Po pse kur i japim makines nuk e marim shtruar ..po oburraaaa formula 1. Po vrisni veten dhe po u merni jeten te tjereve. Thirini mendjes sa seshte vone. 1min me vone nuk ta ndryshon jeten ! Po 1min me shpejte te con tek zoti.

    Përgjigju
  • Edi: 21/08/2018 15:22

    Baj gëri e gjallë!

    Përgjigju
  • A ka drejtesi?: 21/08/2018 13:03

    Ne qoftese ka futeni ne burg ket kamikaz qe hyn ne parakalim e merr ne qaf njerz te pafajshem. Ka shum kamikaze te till rrugve tona qe hyn parakalim vend pa vend. Esht e pa falshme te dali tja hedhi me 2 muaj burg.

    Përgjigju
  • Aaaaa: 21/08/2018 12:24

    Kapeni dhe vareni ne mes te fierit ate gangon qe ben parakalim ne kthes....vetem keshtu mund te zgjidhet kjo Pune se me gjoba zbehet gje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?