Foto nga vendi i ngjarjes

Kronikë
Top 24

Fuoristrada del nga rruga, plagosen 8 pasagjerët në Vërdovë të Pogradecit, 2 vëllezër me urgjencë drejt Tiranës (FOTO)

10 Korrik 2019, 20:31| Përditesimi: 10 Korrik 2019, 22:40

  • Share

Tetë të rinj janë aksidentuar në afërsi të rrugës së ish-minierës së qymyrit të fshatit Vërdovë të Pogradecit. Të rinjtë të moshës 30-35 vjeç udhëtonin me një mjet fouristradë 'Land Rover'  ndërsa kanë dalë nga rruga.

Dy prej të aksidentuarëve që rezultojnë vëllezër me njëri tjetrin janë dërguar me urgjencë drejt Tiranës për shkak të plagëve të marra, ndërsa 6 të tjerë kanë marrë dëmtime dhe fraktura por janë jashtë rrezikut për jetën. 8 të rinjtë udhëtonin nga Kalivaçi në drejtim të Pogradecit. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë edhe moti i keq.

Kujtojmë se ditën e sotme kanë ndodhur edhe tre aksidente të tjera në Librazhd, Rrogozhinë dhe në Balldren ku të plagosur kanë mbetur  pesë persona.

Komento

Komente

  • Kafsha: 10/07/2019 21:51

    Hahahaha!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?