Foto ilustruese

Aksident te 'Shkalla e Tujanit'/ Makina del nga rruga, humb jetën pasagjeri 68-vjeçar, plagosen 2 të tjerë

22 Nëntor 2020, 15:58| Përditesimi: 22 Nëntor 2020, 16:39

  • Share

TIRANË- Një aksident me vdekje është regjistruar pasditen e së dielës në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” në Tiranë. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vend një 68-vjeçar, ndërsa janë plagosur dy persona të tjerë. Të plagosurit janë dërguar me ambulancë në Spitalin e Traumës dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

Aksidenti ka ndodhur në një zonë e cila është kantier ndërtimi. Drejtuesi i mjetit, njofton policia, ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka sjell përplasjen, e cila ka rezultuar fatale për njërin prej pasagjerëve.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe sherbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

"Më datë 22.11.2020, rreth orës 15:00, tek shkallët e Tujanit, mjeti me drejtues N.K., duke qarkulluar me mjet në një zonë e cila është kantier ndertimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët B.K dhe B.K., të cilët janë nisur me ambulancë për në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa pasagjeri tjetër shtetasi H.D., 68 vjeç, ka ndërruar jetë në vëndngjarje si pasojë e plagëve të marra. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

 


Lajmi kryesor:

Tre aksidente me tre viktima në pak orë! Humbin jetën dy këmbësor në Lezhë dhe në Fier dhe pasagjeri te 'Shkalla e Tujanit'


B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?