Vlorë/ 20-vjeçari me BMW përplas për vdekje policin, po shkonte me makinë në punë të merrte shërbimin (VIDEO)

25 Janar 2021, 22:18| Përditesimi: 26 Janar 2021, 09:05

  • Share

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një efektivi policie ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Dy automjete janë përplasur mes tyre duke lënë të vdekur në vend efektivin e policisë, Nuri Malaj, 57 vjeç.

Efektivi ishte duke shkuar në punë për të marrë shërbimin, por fatkeqësisht humbi jetën në aksidentin tragjik. Në aksident është përfshirë një mjet tip BMW e cila ka ardhur me shpejtësi duke humbur kontrollin e mjetit. Fillimisht mjeti tip BMW është përplasur me një shtyllë në rrugë dhe më pas më makinën tip BENZ ku udhëtonte efektivi i polici Nuri Malaj duke i marrë atij jetën.

Personi që udhëtonte me BMW, A.Veliu, 21 vjeç, ka marra plagë të lehta dhe është jashtë rreziku për jetën. Ai është shoqëruar në komisariat për sqarimin e plotë të rrethanave.

Aksidenti ka ndodhur pranë autostradës që lidhet me rrugën 'Transballkanike', ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të aksidentit fatal.

Vendi ngjarjes dhe viktima Nuri Malaj

1611609898_AKSIDENTNEVLORE1.jpg

1611609908_AKSIDENTNEVLORE3.jpg

Foto nga vendi i ngjarjes

VIDEO/ Zjarrefikeset ne makinen e  aksidentuar

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • luan tropoja: 26/01/2021 08:32

    Ky ku*va drogaxhi nuk duhet te falet kurrsesi nga familja e Policit hallexhi i Cili la gruan dhe familjen rrugeve,ky bq 20 vjecar pasi te dalin nga burgu,duhet te perfundoje dhe ky si Polici hallexhi dmth te kete te njejtin perfundim gjithsesi.O ku*va byth*ire qe ecni shpejt dhe nuk dini cbeni nga ndikimi i droges,ju qe rrezikoni jeten e te tjereve,duhet te vriteni pa'paralajmrim per te shpetuar jetet e pa'fajsheme.

    Përgjigju
  • Naqo: 26/01/2021 08:11

    Po si nuk doli nje politikan dhe ta coj perpara projektligjin e saimir tahirit qe aksidentet i cilsonte si vrasje rrugore.

    Përgjigju
  • BENI: 25/01/2021 23:55

    KETA 20-vjecaret eshte per ti rrahur me litar te lagur,,ndyresira,,,,le nje shtepi pa baba mor horr.....

    Përgjigju
  • Oligarku emigrant: 25/01/2021 23:47

    21 vjec dhe me bmw. Shqiperia eshte parajsa per keta cuba ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?