Kronikë

Aksident mes dy makinave në Thumanë, katër të plagosur me urgjencë drejt Tiranës (VIDEO)

2 Shtator 2019, 14:23| Përditesimi: 2 Shtator 2019, 14:52

  • Share

THUMANË- Një aksident ka ndodhur aksin rrugor Laç - Fushë Krujë, në afërsi të rrethrrotullimit të  Thumanës  ku janë përplasur dy automjete dhe janë në gjendje të rëndë 4 persona. Sipas njoftimit të policisë, automjeti tip Ford me drejtues S.I. është përplasur me një mjet  tip Volksvagen.

Janë aksidentuar drejtuesi i Fordit, S.I., pasagjerët në mjetin e tij, personat O.I., dhe H.I., si edhe drejtuesi i mjetit tip Volksvagen, U.D., të cilët janë nisur për në Spitalin e Traumës Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

 Nga pamjet e marra në vendin e ngjarjes përplasja ka qenë aq e madhe sa njëra nga makinat është anuar në rrugë dhe tjetra ka përfunduar jashtë saj. Makina e dalë nga rruga është dëmtuar në anën e majtë, kurse ajo e anuar është dëmtuar rëndë në pjesën e përparme.  Policia është në vendngjarje për të kontrolluar zonën dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Foto nga aksidenti në Thumanë

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: