Kamioni që përplasi 40 vjeçarin

Kronikë
Top 24

Elbasan - Trajleri i kalon sipër 40-vjeçarit/ I këputet këmba, dëmtime të shumta edhe në dorë (FOTO)

2 Shtator 2019, 09:53| Përditesimi: 2 Shtator 2019, 14:36

  • Share

ELBASAN-  Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Shënkoll të Elbasanit. Një mjet tip i cili drejtohej nga I.T., 66 vjeç ka kaluar sipër këmbës së një personi një person rreth 40 vjeç. Mësohet 40-vjeçari është Pëllumb Nergjoni i cili ka qenë duke ecura me biçikletë në momentin kur është përplasur nga trajleri.

Ai është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit. 40-vjeçari i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale ndërkohë që mësohet se gjendja e tij është mjaft e rëndë.

Ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

I plagosuri nga aksidenti

Kamioni që përplasi 40 vjeçarin

Komento

Komente

  • BENI: 02/09/2019 21:49

    PO MIRE AI ZOTNIA KISH HYRE NE AUTOSTRADE,,,PO KY HAJVANI NE KAMION NUK I KA SYTE NE VEND,,,PALACO,,MOS MERRNI NJEREZIT NE QAFE JU SHOFERE IDIOTE,,,KUR KE BICIKLIST PERPARA UL SHPEJTESINE DHE NDRYSHO KORSI,,..//

    Përgjigju
  • Berat: 02/09/2019 12:56

    Po ckerkon ne autostrad ai zotnia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: