Himarë-Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Himarë- Qeparo ditën e sotme.
Një çift të huajësh që udhëtonin me motor janë aksidentuar më një makinë tjetër dhe për pasojë ata janë rrëzuar duke marrë dëmtime të rënda në trup.
Policia e Himarës si dhe ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes për t'i dërguar në spitalin e Sarandës, por gruaja e cila udhëtonte me motor së bashku me bashkëshortin e saj, ka ndërruar jetë sapo është futur në ambulancë.
Policia po merr në pyetje edhe drejtuesin e makinës tjetër për të nxjerr edhe shkakun e aksidenti.
Komente
