Kronikë

Aksident në aksin Vlorë - Fier/ Drejtuesi humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga! Përfundon në spital

22 Tetor 2024, 14:58| Përditesimi: 22 Tetor 2024, 15:09

  • Share

Nje aksident me makinë është shënuar mesditën e sotme në autostradën Vlorë - Fier, pranë Pusit të Mezinit.

Një mjet tip BMV teksa ishte duke ecur nga Vlora në drejtim të Fierit ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Raportohet se shoferi u transportua në Spitalin e Vlorës.

Nga pamjet e siguruara për Report Tv shohim se makina thuajse është dëmtuar plotësisht.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?