Vlorë-Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e vjetër Vlorë-Fier, në zonën e Bestrovës, mbrëmjen e sotme.
Një automjet tip Porsche ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse. Barriera ka përfunduar brenda automjetit, ku udhëtonin tre rinjë.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit një 31- vjeçar ka qenë në gjendje të dehur dhe si pasojë ka humbur kontrollin e mjetit. 31- vjeçari me inicialet, K. L., dhe dy pasagjerët O. Ç., 32 vjeç, dhe A. A., 27 vjeç, janë dërguar në spital.
Njëri prej të rinjve ka marrë lëndime më të rënda se dy të tjerët, ndërsa të 3 ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
'Rreth orës 20:50, në aksin rrugor Vlorë-Fier, pranë fshatit Bestrovë, shtetasi K. L., 31 vjeç, dyshohet se duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi K. L., si dhe pasagjerët, shtetasit O. Ç., 32 vjeç, dhe A. A., 27 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën', njoftoi mbrëmjen e sotme policia.
Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Jane komplet jashte çdo norme, ne te folur,ne siellje,nuk kanë me asnje vlere, as jeten nuk e dine fare se sa vlen.Kur nuk dine sa vlen jeta e tyre, çfar pret per atë te te tjereve. Keqardhje se janë djem te rinje,dhe per familjaret qe vuajne,por duhet ti therrasin mendjes dhe te respektohet çdo norme e kesaj dreq shoqerie. Nuk dilet ne rruge tapë,ose te fluturosh pse ti u bere me makine, te pakten te tjeret nuk ta kan borxh ti sakatosh.
PërgjigjuPerfundon automjeti tek barriera mbrojtese dhe jo anasjelltas or teeeejjjjj
Përgjigju