Kronikë

Aksident në autostradën Levan-Vlorë, radhë kilometrike automjetesh dhe trafik i rënduar (VIDEO)

17 Gusht, 09:24| Përditesimi: 17 Gusht, 11:18

  • Share

Vlorë- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Levan-Vlorë.

Ngjarja u shënua pranë fshatit Panaja.

Gazetari Armand Xhelili informon se aksidenti, detajet e të cilit nuk dihen ende sepse janë ende në hetim paraprak, ka shkaktuar radhë të gjatë automjetesh dhe trafik të rënduar.

Report Tv ka siguruar edhe pamjet nga radha kilometrike e mjeteve në autostradë. Policia Rrugore ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen hetimet e nevojshme për të vlerësuar dëmet dhe shkaqet.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimi Trump-Putin do të sjellë paqen në Ukrainë?