Kronikë

Aksident në autostradën Vlorë-Fier, automjeti del nga rruga dhe përmbyset, 1 person i plagosur (VIDEO)

7 Korrik, 16:04| Përditesimi: 7 Korrik, 16:10

  • Share

Një aksident ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar përmbys.

Dyshohet se shkak është bërë çarja e gomës së mjetit. Në makinë udhëtonin tre persona, ndërsa një prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në Spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?