VLORË- Një kamion i ngarkua me rërë bituminoze ka marrë flakë në autostradën Vlorë-Fier pranë urës së Milotit.
Shkak është bërë goma e cila ka pasur defekt e për pasojë ka humbur kontrollin duke marrë flakë. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka dalë menjëherë nga kamioni.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të fshatit Bishan. Policia sqaron se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në një mjet tip kamion në lëvizje.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Komento
Miloti ai qe keshkruar eshte ne mendje, ai ne autostraden Fier Vlore quhet Mifol, gje tjter dmth!
Përgjigju