Kronikë

Aksident në bulevardin e Vlorës, Citroen-i përplas dy gra te vijat e bardha/ VIDEO nga vendngjarja

9 Tetor 2020, 22:15| Përditesimi: 9 Tetor 2020, 22:40

  • Share

VLORË- Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, ku një makinë ka përplasur dy këmbësore. Burime për Report Tv bëjnë me dije se një mjet tip "Citroen" ka goditur dy gra që po kalonin në vija të bardha.

Mësohet se ato janë dërguar me urgjencë në spitalit, teksa nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Ky aksident ka sjellë një kaos për disa minuta në Bulevardin e qytetit ku dhe ndodhi ngjarja, për shkak se është një zonë shumë e frekuentuar.

 

Foto nga vendngjarja

Makina që shkaktoi aksidentin

B.K./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?