Një kamion ka dalë nga rruga dhe në autostradën Tiranë-Elbasan. Në videon e siguruar nga Report Tv, koka e kamionit ka dalë jashtë rrugës duke u përplasur me bordurat anësore, ndërsa ka bllokuar dhe një nga krahët e autostradës.
Kamioni ka dalë nga rruga në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan, ndërsa mjeti po udhëtonte në drejtim të Elbasanit. Drejtuesi ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.
Nga aksidenti nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.
Në zonë ka reshje shiu çka bën të lë të mendosh se lagështia në rrugë mund të ketë qenë një nga arsyet e aksidentit. Policia ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes.
Komento
Hahah nuk e kuptoj si mund te perplasesh aty!? Nuk ka sens fare aty karramboli. Ose Jan ne gjendje gjumi ose Jan ne telefon ose e lejne timonin pa duar se ska mundesi tjeter. Kam kaluar me shi me ere edhe me 110 km ne ore disa here tek ajo rruge Jo qe sme ka luajtur makina por ska tentuar te levize nga rruga fare. E cuditshme our degjoj per aksidente aty habitem!?
Përgjigju