Kronikë
Top 24

Fushë Krujë, përplaset fuoristrada me ‘Benz’-in, ambulanca vonohet një orë, i plagosuri i shtrirë në rrugë (VIDEO+FOTO)

25 Gusht 2018, 19:28| Përditesimi: 25 Gusht 2018, 20:23

  • Share

FUSHE KRUJE-Tre persona janë plagosur nga një aksident që ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fushë Krujë –Milot në fshatin Luz. Report Tv siguron pamjet nga vendi i ngjarjes.

Dy makina, njëra ‘Benz’ me targa shqiptare AA 583 BP dhe tjetra fuoristradë me targa italiane janë përplasur rreth orës 18:30, ndërsa tre personat, mes tyre dy vajza, që ndodheshin në të dy makinat u plagosën. Njëri nga të plagosurit u dërgua në spitalin Ushtarak, pasi ka dëmtime më të rënda, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut.

Gazetari i Report Tv në Fushë Krujë, Julian Shota thekson se dy nga të plagosurit kanë qëndruar rreth një orë në vendin e ngjarjes të shtrirë në tokë në pritje të ambulancës nga Kruja, ndërkohë që në vendin e ngjarjes ishte vetëm një ambulancë, ajo e qendrës shëndetësore në Fushë Krujë.

Autoambulancat vonohen pasi janë vetëm te spitali në Krujë ndërsa qendra shëndetësore e Fushë Krujës ka vetëm një. Ndërkohë që ditën e sotme janë shënuar disa aksidente nga Librazhdi në Fier dhe pasdite në Fushë Krujë. Bilanci i muajve të fundit ka qenë tragjik, pasi në 7 muaj sipas INSTAT kanë humbur jetën 120 persona, ndërsa shumë janë plagosur.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?