Dy turistë të huaj u përfshinë në një aksident rrugor në Himarë pasditen e të martës me pasojë plagosjen e njërit prej tyre.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:45, nëzonën e “Llamanit”, ku sipas policisë, automjeti tip “Volksvvagen” me drejtuese shtetasen angleze me iniciale J. A., 44 vjeçe, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin austriak F. VV., 31 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar në këmbë pasagjerja në motomjet shtetasja franceze P. V., 27 vjeçe, e cila u dërgua për ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia po vijon hetimet për shkakun e ngjarjes.