Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur pranë në pike karburanti në rrugën “ Butrinti”.
Mjeti tip Nissan me drejtues shtetasin turk, Demor Tunahan, 30- vjeç, i ka prerë rrugën një motori që drejtohej nga Mario Selishta 29- vjeç, me origjinë nga Dibra, por prej vitesh në Itali.
Menjëherë 29- vjeçari, që ndodhej me pushime në Ksamil, është transportuar në spitalin e Sarandës.
Atje i është dhënë ndihma e parë dhe do të niset me ambulancë në spitalin e traumës në Tiranë.
Komente
