Foto ilustruese

Kronikë

Aksident në Orikum, makina përplas për vdekje 46-vjeçarin që po lëvizte me biçikletë

25 Shtator 2024, 22:03| Përditesimi: 25 Shtator 2024, 22:12

  • Share

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të urës në Orikum.

Mësohet se një 32 vjeçar me automjet “Lexus”, ka aksidentuar një 46 vjeçar i cili lëvizte me biçikletë

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth 20:20.

46-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit të Vlorës për shkak të dëmtimeve të marra.

"Sot, rreth orës 20:20, në afërsi të urës në Orikum, shtetasi K. C., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin “Lexus”, ka aksidentuar shtetasin D. K., 46 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 46-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Vlorës, thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?