Aksident në segmentin Sarandë-Delvinë, një mjet përfundon në kanal, dy persona dërgohen në spital (VIDEO)

13 Maj, 15:06| Përditesimi: 13 Maj, 16:20

  • Share

Një aksident ka ndodhur në segmentin rrugor Sarandë - Delvinë.

Sipas njoftimeve në aksident janë përfshirë 2 automjete, ku njëri prej të cilëve ka përfunduar në kanal.

Mësohet se kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar me urgjencë nga autoambulanca e Delvinës në spitalin e Sarandës. Ata janë Birbil Islami 42 vjeç dhe Vendim Tozo 47 vjeç.

Mësohet se janë përplasur kokë më kokë automjeti tip “Smart” me automjetin tip “Hummer” me targa AB 112 IV.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?