Nga aksidenti në Sarandë

Kronikë

Aksident në Sarandë, automjeti përplaset me disa mjete të tjera të parkuara dhe përmbyset në rrugë! S’ka të lënduar

15 Qershor, 07:04| Përditesimi: 15 Qershor, 07:17

  • Share

Një aksident rrugor është regjistruar të shtunën në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, pranë stadiumit. Sipas raportimeve paraprake, një automjet ka goditur disa mjete të tjera të parkuara dhe më pas është përmbysur në rrugë.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë bërë këqyrjen e vendit dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit nga drejtuesi i mjetit.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim tek banorët e zonës, ndërsa qarkullimi në segmentin përreth është bllokuar për disa minuta.

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?