Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në afërsi të Xarrës në Sarandë. Burime bëjnë me dije se 40-vjeçari me inicialet K.A., ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Për pasojë mësohet se janë plagosur gruaja e tij 37 vjeçe dhe vajza 5-vjeçare. Sipas policisë, të plagosurat ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë
Më datë 02.01.2022, rreth orës 21:05, në afërsi të Xarrës, shtetasi K.A., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Opel", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar lehtë bashkëshortja shtetasja L.A.,37 vjeçe, dhe vajza 5 vjece, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit
Lajmi kryesor: