Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Vlorë-Kuç, pranë fshatit Qishbardhë në Vlorë. Një makinë e tipit ‘Fiat Punto’ me drejtues 25 vjecarin E.M, ka dalë nga rruga. Automjeti ka humbur kontrollin në kthesë si rrjedhojë e shpejtësisë së lartë. Drejtuesi i mjetit i plagosur rëndë është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë që po kryejnë hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të plota të aksidentit.
Komento