Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur saktësisht në vendin e quajtur Jonufer-Vlorë, ku u përplasën një automjet tip "Audi" me drejtues G.Ll., 27 vjeç, dhe një automjet tip "Benz" me drejtues K.J., 59 vjeç.
Për pasojë, janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja e cila ndodhej në mjetin tip ‘Benz’. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Vlorës dhe gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i Policisë
Më datë 26.11.2021, në vendin e quajtur Jonufer-Vlorë, një automjet tip "Audi" me drejtues shtetasin G.Ll., 27 vjeç, banues në Vlorë, është përplasur me një automjet tip "Benz" me drejtues shtetasin K.J., 59 vjeç, banues në Himarë.
Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja që ndodhej tek automjeti tip "Benz", të cilët janë transportuar në spitalin e Vlorës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.