Aksident në Vlorë, makina del nga rruga! Ndërron jetë drejtuesi i mjetit

3 Janar 2021, 16:35| Përditesimi: 3 Janar 2021, 18:50

  • Share

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e kësaj të diele (3 janar) me pasojë vdekjen e një 27-vjeçari. Ngjarja ndodhi në orën 15:20 në fshatin Gjormë, Vlorë ku makina me drejtuesin Akil Ruçi doli nga rruga.

Drejtuesi i makinës u dërgua menjëherë në spital por nuk arriti t'i mbijetojë plagëve të marra. Automjeti tip 'Ford Fiesta' ka dalë nga rruga dhe është shkatërruar në pjesën e përparme ku ka dëme të shumta dhe tek pjesa e shoferit.

Me ndihmën e karotrecit është bërë e mundur lëvizja e automjetit pasi ka qenë i përmbysur në momentin e aksidentit e më pas është transportuar drejt Vlorës.

"Më datë 03.01.2021, rreth orës 15:20, në fshatin Gjormë, Vlorë, një automjet me drejtues shtetasin A. R., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga" - njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ky është aksidenti i tretë me pasojë vdekjen e një personi gjatë ditës së sotme. Kujtojmë që një tjetër aksident i rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në superstradën Lezhë-Milot.

Nga ky aksident humbi jetën Denis Dedgjonaj, 24 vjeç dhe mbeti i plagosur Ndue Pjetri. Makina me të cilën udhëtonin ata doli nga rruga dhe përfundoi në një biznes. Gjithashtu dhe në Këlcyrë humbi jetën një 62-vjeçar i cili po udhëtonte me biçikletë teksa një makinë e ka përplasur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 07:00 në afërsi të fshatit Kutal. Policia ka shoqëruar drejtuesin e makinës në komisariat për sqarimin e plotë të ngjarjes.


Lajmi kryesor:

E dielë 'e zezë', 6 aksidente, humbin jetën 4 persona! Makina përplaset me minibusin në Elbasan, plagosen 7 qytetarë, ndërron jetë një tjetër


E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?