Foto ilustruese

Aksident në Vlorë, makina përplas 10-vjeçarin! Dërgohet në spital

4 Dhjetor 2021, 18:00| Përditesimi: 4 Dhjetor 2021, 18:04

  • Share

Një aksident me pasojë plagosjen e një të mituri ka ndodhur këtë mbrëmje në Vlorë.

Mësohet se një mjet tip 'Ford' ka përplasur një fëmijë 10-vjeçar me inicialet D.M.

Sipas policisë i mituri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë
Më datë 04.12.2021,rreth orës 17:10,në aksin rrugor " Rruga e Çipajve",  shtetasi R.M., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin e markës tip "Ford", ka aksidentuar shtetasin e mitur  D.M.,10 vjeç.

Shtetasi u shoqërua për ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe ndodhet  jashtë rrezikut për jetën. 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?