Foto ilustruese

Aksident në Orikum, makina përplas 8-vjeçarin, i mituri dërgohet me urgjencë në spital! Plagoset dhe drejtuesi i mjetit

20 Gusht 2022, 17:17| Përditesimi: 20 Gusht 2022, 17:32

  • Share

VLORË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 16:30 ku një fëmijë 8-vjeçar është përplasur nga një makinë tip “Fiat” në rrugën e plazhit të Orikumit. I mituri është dërguar në spitalin e Vlorës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Si pasojë e aksidenti ka marrë lëndime po ashtu dhe drejtuesi i makinës, 27-vjeçari me iniciale A.M., i cili po merr ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore  të Orikumit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?