Një 60-vjeçare ka mbetur e plagosur pasditen e sotme në Vlorë si pasojë e një aksidenti. Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua në rrugën "At Kristo Negovani", rreth orës 18:30, ku një mjet me drejtues shtetasin F. H., 27 vjeç, aksidentoi 60-vjeçaren, këmbësore. Ajo u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit shtetasi F. H., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Komento