Foto ilustruese

Kronikë

Aksident në Vlorë, makina përplaset me motorin! Plagoset një person, policia në vendngjarje

24 Nëntor 2021, 20:47| Përditesimi: 24 Nëntor 2021, 20:52

  • Share

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në lagjen ‘Partizani’ në Vlorë.

Mësohet se një automjet tip ‘Land Rover’ me drejtues V. T., është përplasur me një motomjet, drejtuesi i të cilit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Gjendja e të plagosurit raportohet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shkaqet dhe rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta.

Njoftimi i Policisë
Sot, rreth  orës 20:00, në lagjen “Partizani”, Vlorë, një automjet tip "Land Rover", me drejtues shtetasen V. T., është përplasur me një motomjet, drejtuesi i të cilit ndodhet në  spital nën kujdesin e mjekëve , jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?