Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të shtunë në shëtitoren Lungomare. Një makinë e llojit Renault Clio, e cila drejtohej nga një shtetas i moshuar, ka përplasur një tjetër të moshuar tek vijat e bardha.
Ky i fundit mësohet se është plagosur rëndë. Njollat e gjakut janë ende prezent në vendngjarje.
Ai është dërguar në gjendje të rënduar shëndetësore në spitalin e Vlorës, ku do të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.
Komento
Komente
