VLORË - Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në autostradën Vlorë-Fier, ku një automjet tip Volkswagen Golf ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Dy persona, një çift bashkëshortësh, ndodheshin në automjet dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës për trajtim mjekësor, sipas raportimeve të gazetarit Armand Xhelilit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen hetime për të zbuluar shkaqet e aksidentit. Sipas informacioneve të para, dyshohet se shpejtësia e lartë ka qenë një faktori në këtë ngjarje.
Komento