Kronikë

Aksident në autostradën Vlorë-Fier, makina del nga rruga, plagosen 4 persona

23 Janar, 11:21| Përditesimi: 23 Janar, 11:35

  • Share

VLORE-Një aksident është rregjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Vlorë-Fier.

Një automjet ka dalë nga rruga, ndërsa të lënduar kanë mbetur personat që udhëtonin më këtë mjet.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se në automjetin qe ka dalë nga rruga ndodheshin 6 persona, katër prej tyre janë dërguar me lëndime të lehta në spital për ndihmë mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.

 

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?