VLORË- Një aksident me pasojë vdekjen e një 22- vjeçari ka ndodhur ditën e sotme (19 janar), në afërsi të fshatit Kote, në rrugën e lumit të Vlorës.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se një automjet që drejtohej nga një 80- vjeçar është përplasur me një motor, ku nga përplasja e fortë, 22-vjeçari Fatjon Kasaj, ka humbur jetën.
“Më datë 19.01.2025, rreth orës 14:47, në afërsi të urës së fshatit Lapardha, Vlorë, një motomjet tip “Yamaha”, është përplasur me një automjet tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë. Është bërë i mundur identifikimi i drejtuesit të motomjetit që humbi jetën në vendngjarje, i cili rezulton të jetë shtetasi Fatjon Kasaj, 22 vjeç', njoftoi sot policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.