Foto nga aksidenti

Kronikë

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë/ Automjeti bie nga ura, plagoset drejtuesi

16 Qershor, 20:27| Përditesimi: 16 Qershor, 20:43

  • Share

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në afërsi të fshatit Buronjë, pranë Stjarit, në aksin Sarandë-Delvinë. Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga ura, duke lënë të plagosur drejtuesin e mjetit.

Sipas informacioneve paraprake, në automjet ndodhej vetëm shoferi Nishan Ballaci, 62 vjeç, i cili është transportuar menjëherë në Spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?