Kronikë
Top 24

Aksident në Vlorë, drejtuesja e 'Renault' përplas këmbësoren (VIDEO)

22 Tetor 2018, 08:34| Përditesimi: 22 Tetor 2018, 09:29

  • Share

VLORË- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën transballkanike, ku një makinë tip "Renault" i drejtuar nga një femër ka përplasur një këmbësore.

E aksidentuara është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, ku edhe ndodhet në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

E plagosura duke u dërguar te ambulanca

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët po hetojnë për të zbuluar shkaqet e aksidentit. 

Ky është aksidenti i tretë që regjistrohet në rrugën transbalkanike, në harkun kohor të tre ditëve. Për tre ditë në këtë rrugë, një person ka humbur jetën ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Makina që shkaktoi aksidentin në vendin e ngjarjes

Makina që shkaktoi aksidentin në vendin e ngjarjes

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?