Foto nga vendi i ngjarjes

Kronikë
Top 24

Aksident masiv në autostradë, përplasen 5 makina, mes tyre një autobus me turistë nga Kosova (FOTO)

1 Shtator 2018, 11:06| Përditesimi: 1 Shtator 2018, 12:35

  • Share

Pesë makina janë përfshirë në një aksident paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:30 minuta te mbikalimi i Fllakës. Në aksident u përfshinë katër makina të vogla dhe një autobus me turistë nga Kosova.

Foto nga vendi i ngjarjes

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa aksidenti ka shkaktuar trafik për disa minuta në autostradë.

Në muajt e fundit në Shqipëri janë regjistruar thuajse cdo ditë aksidente, ndërsa sipas një raporti të INSTAT të publikuar pak javë më parë numri i viktimave në 7 muajt e parë të vitit ka kaluar mbi 120.

Foto nga vendi i ngjarjes

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?