Aksidentet me vdekje në Lezhe-Milot! Flasin banorët dhe eksperti rrugor: S'ka mbikalime, ndriçim e sinjalistikë! S'e përballon fluksin

30 Nëntor 2020, 19:29| Përditesimi: 30 Nëntor 2020, 20:00

  • Share

Dy të vdekur dhe 3 të plagosur është bilanci i katër akidenteve të ndodhuranë aksin nacional Lezhë-Milot vetëm gjatë javës së fundit. Aksidentet kanë ndodhur thuajse në të njëjtin vend në zonën e Ishull-Lezhës e cila është mjaft e populluar dhe në të dyja anët ka degëzime të shpeshta.

Zona është e banuar në dy anët e rrugës, por për këmbësorët nuk ka mbikalime. Shqetësim për ta mbetet dhe mungesa e ndriçimit.

“Këto gjëra ndodhin nga pakujdesia e njerëzve në rrugë, e dyta nuk ka hapësirë ndriçimi. Këtu është një zonë ku ka shumë lëvizje ,lidhen dy ishujt dhe duhet të ketë ndriçim. Problem është edhe nënvleftësimi i shoferave dhe kalimtarëve", shprehet një banor.

“Kryëzimi këtu është i rrezikshëm, ky ose duhet të mbyllet, ose duhet bërë një sinjalistikë më e mirë. Ne përditë ndjehemi të kërcënuar prej makinave. Këtu ka shpejtësi marramendëse. Këtu nuk ka asnjë lloj sinjalistike e ndriçimi për mbrojtjen e shoferëve dhe këmbësorëve”, shprehet një drejtues mjeti.

Eksperti rrugor Artur Sulçe në një intervistë për report tv tha se lëvizja në aksin Lezhe-Milot është përtej kapaciteteve të rrugës.

“Kjo rrugë rurale është shumë më e ngarkuar se sa vetë kapaciteti dhe karakteristikat tekniko-gjeometrike që lejojnë këtë rrugë për të mbajtur  këtë lloj ngarkesë të lëvizjes së automjeteve”, tha eksperti rrugor Artur Sulçe.

Rruga është jashtë standardeve pasi mungojnë korsitë e shpejtësisë dhe ngadalësimit, ndërsa mungojnë trekëndëshat që lidhin rrugët dytësore.

"Hyrja dhe dalja nuk është në përputhje qoftë me korsinë e përshpejtimit apo ngadalësimit, që në këto rrugë pothuajse nuk ka korsi nuk ka të tilla dhe një element i rëmdësishmë është që  në disa vende i mungojnë trekëndëshat e dukshmërisë për ata që dalin nga rrugët sekondare për në rrugët kryesore”, shtoi Sulçe.  

Që prej ndërtimit të saj e deri më tani superstrada Lezhë-Milot ka marrë me dhjetëra jetë njerezish, çka e dëshmojnë dhe lulet e lapidaret e vendosura në përkujtim të viktimave në thuajse në çdo kilometër të këtij segmenti.

VIDEO/ Intervista me ekspertin rrugor Artur Sulçe

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • POKO: 30/11/2020 22:30

    Si lajm nuk eshte interesant. Interesant eshte se eksperti ne fjale ka 2 dekade a mos me shume qe flet per kete pune dhe asgje nuk ndryshon.

    Përgjigju
  • vjeshta: 30/11/2020 20:42

    Po ka edhe mirditorë të ramë në fushë! Jo or tëj,shysh or tëj...mu nuk m'ze mashinaor tëjjjjjjj Ajo rrugë në dy krahët ashtë mbushë me rob të trashë

    Përgjigju
    • Ario: 03/12/2020 21:02

      Ti qe edhe me nje rast tragjik si ky nxjerr inatin me mirditoret, je ose islamik fanatik qe i pelqen me i thirr babe perdhunuesit (respekt per muslimanet e shqiperise!), ose je nga ata malesoret e fushes qe kur u vjen miku te dera ju therret ne emer te gruas!

  • Mamiri: 30/11/2020 20:30

    Po pse i beni publicitetet ketij dallaveraxhiu qe per dy aspra nga kompanite i nxjerr fajtorw gjithone viktimat kembesoret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?