Pamje nga aksidenti mbrëmjen e djeshme

Aksidenti dje në Vlorë, arrestohet shoqja e viktimës 25-vjeçare! Gënjeu se nuk ishte ajo shoferja

27 Janar 2021, 09:33| Përditesimi: 27 Janar 2021, 10:12

  • Share

VLORË - Në vijim të hetimeve lidhur me aksidentin e mbrëmjes së djeshme në aksin Vlorë-Fier ku humbi jetën 25 vjeçarja Anxhela Çapo, policia njofton se nuk ka qenë ajo shofere.

Në njoftimin zyrtar ditën e sotme, policia thotë se në timon ka qenë 22-vjeçarja Silvi Muha, e cila mbrëmjen e djeshme tha se ishte pasagjere.

Për pasojë policia e ka arrestuar për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur si pasojë e daljes së makinës nga rruga prej shpjetësisë së lartë. Makina u përmbys ndërsa trupi i së ndjerës ishte 300 metra larg mjetit.

 " Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, në lidhje me aksidentin rrugor të ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, nga veprimet hetimore ka rezultuar se në drejtim të mjetit nuk ka qenë shtetasja A. Ç., 23 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje, por ka qenë shtetasja S. M., 22 vjeçe" - njofton policia.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Viktima Silvi Muha dhe foto nga vendi i ngjarjes

1611687343_makian.jpg

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?