SARANDË- Ka ndërruar jetë pas 6 ditësh 14-vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë nga një aksident në aksin Stjar-Bajkaj në Sarandë (21 nëntor), teksa po udhëtonte bashkë me dy shokët e tij të mitur dhe shofer ishte një 14-vjeçar!
Arjol Dervishaj, nga Vllahati, i cili ishte pasagjer, mbeti i dëmtuar rëndë në kokë, dhe u transportua në spitalin e ‘Traumës’ me helikopeter për mjekim më të specializuar, por nuk arriti që t’u mbijetojë plagëve të marra.
Dy të miturit e tjerë, 13 dhe 14 vjeç, po ashtu ndodhen në spital në gjendje të stabilizuar. Në lidhje me aksidentin policia ka arrestuar babain e 14-vjeçarit që drejtonte mjetin, pronari i makinës, Orest Kalo, 41 vjeç, i cili i kishte dhënë makinën të miturit. Ky i fundit u procedua gjithashtu në gjendje të lirë për shkak të moshës.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e 21 nëntori, kur 14 vjeçari po drejtonte automjetin tip ‘Benz’ humbi kontrollin e mjetit dhe për pasojë makina përfundoi jashtë rrugës në një përrua.
Si i jep çelesat e makines nje femije edhe te ze gjumi naten? Njerez pa ndergjegje. Dine vetem te marrin fryme, te hane e te pine, edhe te shkojne ne banjo.
Përgjigju