Pamje nga vendi i aksidentit

Aksidenti me 2 viktima në moshë të re në Vlorë, arrest me burg për shoferin, ishte i dehur në timon

3 Mars 2021, 12:04| Përditesimi: 3 Mars 2021, 12:13

  • Share

Jepet masa “arrest me burg” për Andrea Karajn, shoferin e aksidentit të ndodhur para dy ditësh në autostradën Fier-Vlorë, si pasojë e të cilit janë shënuar 2 viktima dhe 3 të plagosur.

Stanca e sotme është zhvilluar me dyer të mbyllura në gjykaten e Vlorës, ndërsa relatore ka qenë gjyqtare Vjola Canaj.

Nga ky aksident fatal ka vdekur në vend 18 vjeçari Ermir Tare ndërsa në spital ka ndërruar jetë sot në mëngjes 20 vjeçari Fiori Duraj. Të plagosurit Rei Leskaj, Q.Dori dhe Klejdi Dori, pas aksidentit kanë shkuar në gjendje të rëndë në spital.

Shoferi, sipas policisë ka qenë duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. Videoja e publikuar pas aksidentit, ka filmuar trupat e 2 prej personave që ndodheshin në automjet, ku njëri shihet i shtrirë në tokë, kurse tjetri i bllokuar në makinë.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 14:30, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan. Një mjet tip “Benz” me drejtues 40 vjeçarin Andrea Karaj është përplasur me mjetin tip “Benz”. Në aksident është përfshirë gjithashtu edhe një makinë tjetër, pasi është marra para nga dy mjetet që u përplasën mes tyre. Automjeti me të cilin udhëtonin 5 të rinj u shkatërrua i gjithi si pasojë e përplasjes së fortë. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?