Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për familjarët e 5 viktimave që ndërruan jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë pasditen e sotme në Qafë-Muzinë.
Meta u ka bërë apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes dhe të dëshmojnë përgjegjshmëri të lartë në drejtimin e automjeteve. Meta po ashtu thotë se nxit policinë rrugore që të merren masa për parandalimin e aksidenteve të rënda.
‘Mesazh i Presidentit të Republikës Ilir Meta për aksidentin tragjik në Qafë-Muzinë. Thellësisht i pikëlluar për jetët e humbura në aksidentin tragjik në Qafë-Muzinë.
Ndaj dhembjen e thellë dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera dhe të gjithë solidaritetin familjarëve të tyre! Të lënduarve ju uroj shërim sa më të shpejtë dhe i përgëzoj autoritetet shëndetësore për kujdesin dhe ndihmën që po u japin në këto momente të vështira!
Një apel të fortë u bëj të gjithë qytetarëve për të udhëtuar me shumë kujdes dhe dëshmuar përgjegjshmëri të lartë në drejtimin e automjeteve, në mënyrë që të tilla tragjedi tronditëse të shmangen në të ardhmen.
E nxis Policinë Rrugore dhe çdo strukturë tjetër përgjegjëse, që në këtë periudhë të ngarkuar të sezonit turistik, të marrin çdo masë efektive për parandalimin e aksidenteve kaq të rënda, që fatkeqësisht po bëhen kaq të shpeshta në rrugët e Shqipërisë.’- shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
Aksident tragjik në Qafë-Muzinë/ 22-vjeçarja me ‘Land Rover’ i pret rrugën, furgoni përfundon në greminë, vdesin 4 pasagjerë dhe shoferi! 4 të plagosur (VIDEO)
M.Q./ReportTv.al