Kronikë

Aksident tragjik në Qafë-Muzinë/ 22-vjeçarja me ‘Land Rover’ i pret rrugën, furgoni përfundon në greminë, vdesin 4 pasagjerë dhe shoferi! 4 të plagosur (VIDEO)

26 Gusht 2021, 15:48| Përditesimi: 31 Gusht 2021, 11:24

  • Share

GJIROKASTËR- Bardh Prodo po udhëtonte si çdo ditë nga Tirana drejt Sarandës me furgonin e tij taksi, kur i preu rrugën një automjet tip Land Rover, i cili drejtohej nga 22-vjeçarja Rexhina Çelhaka. Si pasojë mjeti i tij me targa AA 484 T ra në greminë në Qafën e Muzinës, duke bërë që 51 vjeçari dhe 4 pasagjerë që ndodheshin në furgon, të ndërrojnë jetë.

Përveç shoferit, viktima të aksidentit mbetën pasagjerët, çifti i bashkëshortëve, Drita Korçari, 72 vjeçe dhe Fiqiri Korçari, 77 vjeç, banues në Tiranë si dhe çifti ukrainas, Tetiana Fediaieva, 48 vjeçe, banuese në Ukrainë dhe Olesandr Fediaieva, 53 vjeç, banues në Ukrainë. U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe përdorimi i gurit fresibël që të nxirren trupat nga furgoni i cili ishte shtypur krejtësisht. Ndërsa e vetmja e mbijetuar nga furgoni, është Greta Gaberdini, 25 vjeçe, banuese në Tiranë.

Rexhina Celhaka, 22 vjeçarja që drejtonte Fuoristradën ka mbetur e plagosur dhe po merr mjekim në spitalin Rajonal të Gjirokastrës, pasi ka pësuar dëmtime në krah dhe shembje, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Edhe dy pasagjerët, me shtetësi të huaj, Ana Koskovila, 23 vjeçe dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe, banuese në Itali të cilët ndodheshin në ‘Land Rover’, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Si ndodhi aksidenti;
Furgoni për të shmangur përplasjen me mjetin tip Land Rover, ka devijuar nga rruga dhe më pas ka përfunduar në një greminë nga 20 metra lartësi. Mësohet se një ditë më parë furgoni ishte kolauduar dhe nuk ka pasur probleme teknike. Por ka qenë pikërisht manovrimi i shoferes Rexhina Çelhaka, që ka shkaktuar aksidentin me pasoja tragjike. Aksidenti ka ndodhur në një moment kur ka pasur lëvizje të shumta në të dy kahët e rrugëve. Rruga në Qafë-Muzinë njihet si mjaft problematike për shkak të ngushtësisë së saj dhe mungesës së sinjalistikës.

 

 

VIDEO+FOTO nga vendi i ngjarjes

Ora 22:48
Aksidenti tragjik në Qafë Muzinë, shoferi që humbi jetën i afërm i kryebashkiakut të Gjirokastrës: E bëri atë rrugë për 20 vjet pa një gabim në timon

Shoferi i furgonit Bardhyl Prodo i cili ndërroi jetë në aksidentin tragjik në Qafë Muzinë në aksin Sarandë Gjirokastër është i afërm i kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Golemi.

Golemi i ka kushtuar një dedikim të ndjerë shoferit të furgonit dhe thotë se ai kishte 20 vjet që e bënte të njëjtën rrugë e kurrë nuk kishte bërë një gabim në timon. Pesha e dhimbjes është e e rëndë për këdo që dëgjon për një lajm të kobshëm si ky nënvizon Golemi. Në fund ka bërë një apel që hetimet të zbardhin të vërtetën e ngjarjes por edhe për shoferët.

"Pa fjalë nga çfarë ndodhi sot në Muzinë, ku sa hap e mbyll sytë u këputën 5 jetë në një aksident tragjik. Pesha e dhimbjes është e rëndë për këdo që dëgjon një lajm të kobshëm si ky. Shumë më shumë për mua që humba të afërmin tim, Bardhin, shoferin fatkeq që e bënte atë rrugë për gati 20 vjet e kurrë nuk bëri një gabim në timon. Hetimet do të zbardhin të vërtetën e ngjarjes, që me siguri do të harrohet si shumë të tjera. Por ajo që duhet përsëritur vazhdimisht e vazhdimisht nga të gjithë ne, është një apel i thjeshtë: Mos rrezikoni jetën tuaj kur jeni në timon dhe as të të tjerëve që kalojnë në rrugë. Thirrini mendjes, qoftë me shpejtësinë, parakalimet e gabuara apo deri te përdorimi i celularit. Ngushëllime familjes Proda, familjes Korçari dhe Fediaieva. Shërim të shpejtë edhe për vajzat që morën lëndime", shkruan Golemi.

Ora 21:46
I preu rrugën furgonit dhe vdiqën 5 persona në Qafë-Muzinë, del fotoja e Rexhina Çelhakës dhe dy vajzave italiane para aksidentit, hipur mbi ‘Land Rover’

Rexhina Çelhaka, është 22-vjeçarja e cila drejtonte mjetin tip ‘Land Rover’ me të cilin i preu rrugën furgonit me pasagjerë që vinte nga Tirana e po shkonte drejt Sarandës. Ndërkohë është publikuar edhe një foto pak para aksidentit, ku kanë pozuar të tre vajzat e reja që ndodheshin në ‘Land Rover’.

Siç shihet nga fotot, 22 vjeçarja shqiptare Rexhina Çelhaka dhe dy vajzat nga Italia, Ana Koskovila, 23 vjeçe dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe, kanë pozuar me makinën ‘Land Rover’ dhe e kanë postuar në rrjetet sociale. Fotoja është publikuar në rrjetet sociale nga 23-vjeçarja italiane, Anna Cascavilla 22 orë para se të ndodhte aksidenti tragjik.

1630007664_CELHAKA.jpg

3 vajzat duke pozuar mbi Land Rover

22 vjeçarja që drejtonte fuoristradën po merr mjekim në spitalin rajonal të Gjirokastrës. Edhe dy pasagjerët, me shtetësi të huaj, të cilët ndodheshin në ‘Land Rover’, janë në gjendje të mirë shëndetësore. Përplasja mes foristradës dhe furgonit të linjës Tiranë-Sarandë, bëri që ky i fundit të përfundonte në greminë, e për pasojë ndërruan jetën 5 persona, 2 gra dhe 3 burra, që udhëtonin në furgon. Viktimat janë shoferi i furgonit Bardhyl Proda, bashkëshortët Fiqiri dhe Drita Korçari, 77 dhe 72 vjeçe, banues në Tiranë, Tetiana Fediaieva, 48 vjeçe dhe Olesander Fediaieva, 53 vjeç, të dy banues në Ukrainë.

1630001113_calhaka.jpg

Rexhina Çelhaka, shoferja e 'Land Roverit'
Ora 20:45
Identifikohen emrat e 5 viktimave të aksidentit tragjik në Qafë-Muzinë, mes tyre edhe një çift nga Ukraina! 4 të mbijetuara nga përplasja

Janë identifikuar viktimat dhe të plagosurit e aksidentit tragjik në Qafë-Muzinë, që ndodhi pasditen e sotme në aksin Sarandë-Gjirokastër.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i furgonit shtetasi Bardhi Proda, 51 vjeç, si dhe pasagjerët Fiqiri Korçari., 77 vjeç dheDritë Korçari 72 vjeçe, banues në Tiranë, të dy çift bashkëshortësh.Viktima kanë mbetur edhe një çift bashkëshortësh, Tetiana Fediaieva, 48 vjeçe, banuese në Ukrainë dhe Olesandr Fediaieva, 53 vjeç, banues në Ukrah\inë, 

Gjithashtu kanë mbetur të plagosura shtetaset Greta Daberdini, 25 vjeçe, banuese në Tiranë(pasagjere në mjetin tip furgon), Rexhina Çelhaka,(drejtuese Land Rover), Ana Koskovila, 23 vjeçe dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe, banuese në Itali (pasagjere në Land Rover).

Ora 19:18
Aksidenti tragjik në Gjirokastër/ 25 vjeçarja, e vetmja e mbijetuar në furgon, e motra: Ishte e tronditur, ka thyer krahun! Dje kishte një parandienjë të keqe

E vetmja që u nxor gjallë nga furgoni në aksidentin me 5 viktima në Qafë-Muzinë në aksin Sarandë-Gjirokastër, është Greta Gaberdini, 25 vjeçe. Mes lotësh, motra e saj ka treguar se një ditë më parë 25 vjeçarja i kishte rrëfyer se kishte një parandienjë të keqe. Me furgon, e reja po shkonte në Sarandë, aty ku ishin me pushime e motra e saj. Pas aksidentit, e motra thotë se ka folur me të në telefon me të dhe ajo ishte e tronditur. Nga ana tjetër thotë se zoti është i madh, pasi motra e saj ishte e vetmja e mbijetuar në furgonin ku humbën jetën 5 të tjerë, shoferi dhe 4 pasagjerë.

 “Ishte shumë e tronditur, qante. Tha që ishte mirë më dhemb krahu më tha, ka thyer krahun. Kam pasur 1 komunikim 1 minutë. Nuk ka fat më të madh që është gjallë. Motra po vinte te unë se ishim në Sarandë,  më tha që dje se ka një parandjenjë të keqe. Zoti është i madh”, tha motra të mbijetuarës.

Rexhina Çelhaka, 22 vjeçe, është shoferja e cila drejtonte mjetin ‘Land Rover’ kur i preu rrugën furgonit që ra në greminë në Qafë-Muzinë në aksin Sarandë-Gjirokastër ku humbën jetën 5 persona. 22 vjeçarja që drejtonte fuoristradën po merr mjekim në spitalin rajonal të Gjirokastrës. Edhe dy pasagjeret, me shtetësi të huaj, të cilët ndodheshin në ‘Land Rover’, janë në gjendje të mirë shëndetësore. Bardh Prodo po udhëtonte si çdo ditë nga Tirana drej Sarandës me furgonin e tij taksi, kur i preu rrugën 22-vjeçarja. Furgoni për të shmangur përplasjen me mjetin tip Land Rover, ka devijuar nga rruga dhe më pas ka përfunduar në një greminë nga 20 metra lartësi në Qafën e Muzinës, duke bërë që 51 vjeçari dhe 4 pasagjerë që ndodheshin në furgon, të ndërrojnë jetë. 

Ora 19:04
I preu rrugën furgonit, kush është 22-vjeçarja që shkaktoi aksidentin tragjik me 5 të vdekur në Qafë-Muzinë

 

1630001113_calhaka.jpg

Rexhina Çelhaka, është 22 vjeçarja e cila drejtonte mjetin tip ‘Land Rover’ me të cilin i preu rrugën furgonit me pasagjerë që vinte nga Tirana dhe po shkonte në drejtim të Sarandës. Manovra e pastudiuar mirë e 22-vjeçares, ka shkaktuar aksidentin tragjik me 5 viktima, pasi furgoni për t’iu shmangur përplasjes ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar 20 metra në humnerë. E reja ka pësuar shembje në krah dhe ndodhet në spitalin Rajonal të Gjirokastrës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ora 18:05
Aksidenti me 5 të vdekur në Qafë-Muzinë, Meta apel qytetarëve: Udhëtoni me kujdes, policia të marrë masa për parandalimin e këtyre tragjedive

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për familjarët e 5 viktimave që ndërruan jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë pasditen e sotme në Qafë-Muzinë.

Meta u ka bërë apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes dhe të dëshmojnë përgjegjshmëri të lartë në drejtimin e automjeteve. Meta po ashtu thotë se nxit policinë rrugore që të merren masa për parandalimin e aksidenteve të rënda.

‘Mesazh i Presidentit të Republikës Ilir Meta për aksidentin tragjik në Qafë-Muzinë. Thellësisht i pikëlluar për jetët e humbura në aksidentin tragjik në Qafë-Muzinë.

Ndaj dhembjen e thellë dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera dhe të gjithë solidaritetin familjarëve të tyre! Të lënduarve ju uroj shërim sa më të shpejtë dhe i përgëzoj autoritetet shëndetësore për kujdesin dhe ndihmën që po u japin në këto momente të vështira!

Një apel të fortë u bëj të gjithë qytetarëve për të udhëtuar me shumë kujdes dhe dëshmuar përgjegjshmëri të lartë në drejtimin e automjeteve, në mënyrë që të tilla tragjedi tronditëse të shmangen në të ardhmen.

E nxis Policinë Rrugore dhe çdo strukturë tjetër përgjegjëse, që në këtë periudhë të ngarkuar të sezonit turistik, të marrin çdo masë efektive për parandalimin e aksidenteve kaq të rënda, që fatkeqësisht po bëhen kaq të shpeshta në rrugët e Shqipërisë.’- shkruan Meta.

Ora 17:51
Shkon në 5 numri i viktimave në Qafë-Muzinë! Identifikohet shoferi që ndërroi jetë, babai i tre fëmijëve, bënte linjën Tiranë-Sarandë

 

 

Ka shkuar në pesë numri viktimave nga aksidenti që ndodhi pasditen e sotme në aksin Sarandë-Gjirokastër. Mësohet se një nga të plagosurit rëndë i cili ndodhej në furgon ka ndërruar jetë. Ndërkohë që shoferi i furgonit është identifikuar dhe është Bardh Prodo, 51 vjeç. Ai ishte baba i tre fëmijëve, me të voglin, 6 vjeç dhe bënte çdo ditë linjën Tiranë-Sarandë.

1630001136_bardhroda.jpg

Ora 17:08
Aksidenti me 4 viktima në Gjirokastër, 3 të tjerë të plagosur, 1 në gjendje të rëndë! Policia: Furgoni u përplas nga 'Land Roveri', pastaj doli nga rruga

 

Nga aksidenti tragjik me 4 viktima në Gjirokastër, kanë mbetur të plagosur edhe 3 persona të tjerë. Sipas policisë, furgoni ka dalë nga rruga pasi është përplasur nga një "Land Rover" që drejtohej nga një grua.

"Njoftohemi se rreth orës 15:30, në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip "Land Rover" me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P. Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës. Për pasojë kanë humbur jetën 4 shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon", thotë policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

1629990460_makina2.jpg

Makina e perfshire ne aksident
Ora 16:19
Pamje të rënda, furgoni bie 20 metra në greminë, 4 të vdekur në aksin Sarandë-Gjirokastër

Këto janë pamjet e rënda të furgonit i cili përfundoi në greminë, pasi doli nga rruga në aksin Sarandë-Gjirokastër dhe për pasojë humbën jetën 4 persona. Siç shihet nga pamjet, furgoni është shkatërruar krejtësisht, ndërkohë që viktimat ende nuk janë identifikuar. Forcat zjarrfikëse po punojnë që të nxjerrin viktimat nga makina, pasi furgoni është shtypur dhe është shumë e vështirë ndërhyrja.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 26/08/2021 23:05

    Kjo paska bere dhe fotoshop ,paska vene rreth kokes aureolen e engjellit! Cfare engjelli,engjelli i vdekjes, se morri jeten e 5 personave ??!!

    Përgjigju
  • Labi: 26/08/2021 20:12

    Po mire si nuk u vendoset fain atyre prinder qe ju japin keture zarbave foristrade per te ikur ne plazh dhe per te berre tik tok. Po slate me pa gjukuar

    Përgjigju
  • D.3: 26/08/2021 19:59

    Gjynof Bardhi shkret. Rob zoti. I qofte dheu i lehtê e zoti i dhon forcê familjarve. Po kto kucka dun karin nfyt e plumin BALLIT. Mori nqaf 3 familje

    Përgjigju
  • Janullatosi: 26/08/2021 19:18

    Vetem ne Shqiperi ndodhin aksidente me makine! Iiiii... kak Alvania... Ne Gjermani nuk ndodhin aksidente (Doni qe t'a them troc: ikni te gjithe ne Gjermani! Ikni nga ky vend i mallkuar!)

    Përgjigju
  • Aron: 26/08/2021 19:15

    Pashe foton e postuar nga vajza ne Facebook dje me fuoristrada,,ajo makina i ka gomat lisho fare, nuk duhet të qarkullojnë me ato goma lisho,,,,pastaj ajo nuk është makine eshte si Kamion për një 22 vjeçare në atë rrugë aq të komplikuar,gjynah mori në qafe shoferin dhe ato dy çiftet,,ngushëllimet për familjet

    Përgjigju
  • aldo: 26/08/2021 18:40

    I shkreti Bardh një burr i mirë një prind i shkelqyer u prefsh në paqe

    Përgjigju
  • eri: 26/08/2021 18:10

    Mos i lini keto zhgaraliva me Lange Rover 22 vjece neper rruge o polica.Kushedi ku pijne keto dhe marrin makinat si pa te keq.

    Përgjigju
  • Dori: 26/08/2021 17:50

    Ca pyetje idiote I bejne gazetaret motres se te mbijetuares. Po nga je, po ku ishe pffffffff. Ngushellime familjareve te viktimave.

    Përgjigju
  • Vlore: 26/08/2021 17:18

    Po te besh video per Tik Tok keto gjera ndodhin

    Përgjigju
  • Lani: 26/08/2021 16:00

    Keshtu eshte our vidhen pervit leket e rruges se Kardhiqit nga Rama dhe Balluku. Ka 10 vjet we genjejne per rrugen. Keto jane pasojat. Rrofte rilindja me shqiptare qe vdesin perdite kot rrugeve dhe marrin rruget neper vote. Mendjen tek afganet

    Përgjigju
  • Tir: 26/08/2021 15:04

    Land Roveri me pak fjale i ka nxjerre nga rruga. Te denohet per vrasje me dashje te 4 personave, automatikisht denim i perjetshem se na e nxine. Sguxon te dalesh ne rruge. Ndryshim urgjent i kodit penal. Qofshin te xhenetit

    Përgjigju
  • Paul: 26/08/2021 14:38

    Rrofsh o edi rama,na I ke bere shqiperine xham me mire se europa, ,,,,ata te vijne tek ne te marrin drite nga mesimwt e tua o fanar I botes...

    Përgjigju
    • papa: 26/08/2021 14:57

      po gari po...pi raki mire e mire ti e jepi gaz sa tkeesh fuqi. neser do dali nje karafil tj si ty e do thote e ka fajin edi rama.

  • Turi: 26/08/2021 14:13

    Tragjedi do zoti te mos kete shume vktima , ngushellime familjareve

    Përgjigju
  • Beni: 26/08/2021 14:00

    Ato qe mendojne se vaksinimi mos te behet jan kafshe injorante facebooku

    Përgjigju
    • alberti: 26/08/2021 15:48

      o popull, kujdes mos te fusin chipin e bill gates

    • Populli: 26/08/2021 14:33

      O beni duken pasojat e injorances, a nga vaksina ose nga natyra. Ketu komentohet per lajmin e aksidentit me siper po te qenka ngulur mir gjilpera

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?