E vetmja që u nxor gjallë nga furgoni në aksidentin me 5 viktima në Qafë-Muzinë në aksin Sarandë-Gjirokastër, është Greta Gaberdini, 25 vjeçe. Mes lotësh, motra e saj ka treguar se një ditë më parë 25 vjeçarja i kishte rrëfyer se kishte një parandienjë të keqe. Me furgon, e reja po shkonte në Sarandë, aty ku ishin me pushime e motra e saj. Pas aksidentit, e motra thotë se ka folur me të në telefon me të dhe ajo ishte e tronditur. Nga ana tjetër thotë se zoti është i madh, pasi motra e saj ishte e vetmja e mbijetuar në furgonin ku humbën jetën 5 të tjerë, shoferi dhe 4 pasagjerë.
“Ishte shumë e tronditur, qante. Tha që ishte mirë më dhemb krahu më tha, ka thyer krahun. Kam pasur 1 komunikim 1 minutë. Nuk ka fat më të madh që është gjallë. Motra po vinte te unë se ishim në Sarandë, më tha që dje se ka një parandjenjë të keqe. Zoti është i madh”, tha motra të mbijetuarës.
Rexhina Çelhaka, 22 vjeçe, është shoferja e cila drejtonte mjetin ‘Land Rover’ kur i preu rrugën furgonit që ra në greminë në Qafë-Muzinë në aksin Sarandë-Gjirokastër ku humbën jetën 5 persona. 22 vjeçarja që drejtonte fuoristradën po merr mjekim në spitalin rajonal të Gjirokastrës. Edhe dy pasagjeret, me shtetësi të huaj, të cilët ndodheshin në ‘Land Rover’, janë në gjendje të mirë shëndetësore. Bardh Prodo po udhëtonte si çdo ditë nga Tirana drej Sarandës me furgonin e tij taksi, kur i preu rrugën 22-vjeçarja. Furgoni për të shmangur përplasjen me mjetin tip Land Rover, ka devijuar nga rruga dhe më pas ka përfunduar në një greminë nga 20 metra lartësi në Qafën e Muzinës, duke bërë që 51 vjeçari dhe 4 pasagjerë që ndodheshin në furgon, të ndërrojnë jetë.
Lajmi kryesor:
Aksident tragjik në Qafë-Muzinë/ 22-vjeçarja me ‘Land Rover’ i pret rrugën, furgoni përfundon në greminë, vdesin 4 pasagjerë dhe shoferi! 4 të plagosur (VIDEO)
//ReportTv.al