GJIROKASTËR- Një ditë pas aksidentit tragjik me 5 jetë të humbura në Qafën e Muzinës, policia arrestoi shoferen e ‘Land Roverit’ që u përplas me furgonin me pasagjerë që përfundoi në greminë. Pavarësisht se ndaj 22-vjeçares nga Tirana, Rexhina Çelhaka, është ngritur akuza e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, hetuesit ende po punojnë për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të aksidentit.
Rexhina Çelhaka është pajisur me patentë vetëm 3 vite më parë në Itali. Në ‘Land Roverin’ që ajo drejtonte, pasagjere ishin 2 mike të saj bashkëmoshatare me shtetësi italiane, të plagosura lehtë bashkë me shoferen, Ana Koskovila dhe Giulia Parimi. Sipas dëshmisë së tyre, furgoni e mori kthesën gjerë dhe shoferja e fouristradës frenoi për të shmangur përplasjen, ndërsa makina rrëshqiti nga lagështia.
Përplasja, rezultoi fatale për shoferin 51-vjeçar, Bardhi Prodo, baba i 3 fëmijëve, dhe 4 pasagjerë të tij që shkonin nga Tirana për në Sarandë. Një çift të moshuarish, Drita dhe Fiqiri Korçari, 72 dhe 77 vjeç dhe një çift turistësh të huaj nga Ukrahina, Tetjhana dhe Olesandr Fediaieva, 48 vjeç dhe 53 vjeç, që humbën jetën.
Nga furgoni mbeti vetëm një vajzë 25-vjeçare e mbijetuar, banuese në Tiranë, Greta Daberdini, e cila shkonte tek e motra që ishte me pushime në Sarandë.
Shoferi i furgonit që e kryente përditë linjën Tiranë-Sarandë, e kishte kolauduar automjetin vetëm një ditë para përplasjes tragjike. Rruga në Qafë-Muzinë njihet si mjaft problematike për shkak të ngushtësisë së saj dhe mungesës së sinjalistikës.
Patenta e Rexhina Çelhaka
Gjitha femrat i ke me tel ne dore kur nisin makinen. Duhet ti merret patenta direkt kush kapet me tel tu ba snap apo tu dal online ne instagram
PërgjigjuDo jet interesante te dime a kane patur rripat e sigurimit pasangjeret e fugonit? Nuk ka qene shpejtesi e madhe dhe rrenia ne gremine nuk duket shume e thelle. Megjithese aksident i rende numri i viktimave ne fugon shume i larte. E di shume mire qe 90% te rasteve pasangjeret ne fugon nuk i perdorin rripat e sigurimit te cilat nuk jane kot por te shpetojne jeten megjithese mund te te thyhen kockat.
PërgjigjuPerse nuk del nje i medias te merret me problematiken e rruges, por ja vene fajin gjithmone shofereve. Ajo rruge eshte me e rrezikshmja ne Shqiperi. Ajo nji si dhe zbritja e qafe thanes drejtim librazhdit qe ska asnje sinjalistike. Duke qene se ajo rruge ka pas shume ngarkese gjate veres dhe nuk ka pas reshje shiu per nje kohe te gjate, eshte bere si piste akulli nga vajrat kur ka fillu shiu. Barriera ska, asfalti i vjeter. Me ka ndodhur mua ne mars duke u kthyer nga Saranda ne ngjitje te Muzines, makina nuk bindej nga rreshqitja qe kishte ne rruge. Dhe e kam bere me 30 km gjithe rrugen deri poshte ne rrugen e kakavijes. Me goma te reja dhe makinen ne gjendje shume te mire. Sbesoj qe ka qene shpejt as fugoni dhe as ajo vajza, ja dhe ka qene me 40 km, aty makina nuk ndalon me ato kushte. Sdi c'fare gjendje ka pas gomat land roveri, sepse gjendja e tyre ndikon jashte mase. Ngushellime familjareve.
PërgjigjuPjesa e demtuar e land roverit tregon qe kjo shoferi I ka prer rrugen se do ket qen Duke parakaluar ose ka qen shpejt e I ka marr kthesat ngusht.bejse aka dashur te marri jet.ngushellume familjeve
PërgjigjuUne jo garantoj ju se shoferet ka qene duke pare 2-3 metra para makines se tyre per te evituar gropat, dhe nuk kane pare çfare po ndodh me larg. Aksidente ndodhin ne te gjith boten, jane gabime njerezore. Per te ulur demet njerezore ose materiale te aksidenteve shume vende te botes kane rritur sigurine ne rruge dhe automjet. Pershembul kualidimi i deturuar periodik per automjetet edhe per te fortet, detyrim per te pasur nje leje qarkullimi reale jo me rryshvet, Barriera mrojtese anash rruges, shtrese asfalti e pa demtuar, tabela qe te informojne per rrezikun dhe kthesat, kamera per kontroll/ndeshkim te shpejtesise tej normave te lejuara. Por per te gjitha keto i bie faji shtetit, por shteti dhe populli e kan gjete rrugen me te shkurter e ka fajin ajo kurva, duke harruar se ajo eshte vajze, moter nene e dikujt. Kur nuk ka vajze ne aksident e ka fajin ai fshatari, ai maloku, ai i vjetri, ai me syze, e keshtu me radhe. Pjesa me e madhe e fajit i bie qeveritareve tane qe vetem vjedhin duke lene ne meshiren e fatit gjithçka tjeter.
PërgjigjuO Neri nuk e di nese ke udhetuar ne Itali por ka rruge shume here me te rrezikshme se ne Shqiperi... Nuk eshte pune eksperience 99% e aksidenteve ndodhin nga faji i njerezve jo i rrugeve. Shoferi i fugonit kishte 30 vjet qe e bente kete rruge dhe me shume mundesi nuk ka pat rripin e sigurimit. Shumica e shofereve nuk i mbajne per fat te keq dhe humbin jeten.
Po patent Italiane ka Vajza ca rrushfeti , qafa muzines eshte rrug e rrezikshme nuk ka pasur eksperienc ne rruget tona e ka mare me mendjeletesi mori ne qaf njerzit dhe veten e vet. Se di po femrat ne timon po na dalin bomba me sahat