Aksidenti i ndodhur mesjavën e shkuar në Qafën e Muzinës ku humbën jetën 5 persona, duket se po hyn në një etapë të re hetimesh. Burime konfidenciale nga grupi hetimor, konfirmojnë për Report Tv, se drejtuesja e Land Roverit Rexhina Çelhaka udhëtonte me automjetin e djalit të xhaxhait të saj nga Tirana në drejtim të Sarandës e mandej drejt destinacioneve të panjohura për të.
Çelhaka nën shoqërinë e shoqeve të saja, kishte përshkuar rrugën nga bregdeti jonian me ndihmën edhe të GPS në celular pasi ishte një terren i panjohur për të. Ndërmarrja e udhëtimit në drejtimin jugor për në Gjirokastër u ndërmor mesditën kur ndodhi aksidenti.
Sipas ekspertëve, në momentin e ndodhjes së aksidentit ka pasur rreshje të pakta shiu çka ka favorizuar aksidentin e ndodhur. Përplasja mes dy mjeteve ka qenë tangenciale dhe kjo është përcaktuar edhe nga pozicionimi i Land Roverit ne dy metra pas ndodhjes së aksidentit.
"Përplasja mes dy mjeteve ka qenë tangenciale dhe kjo është përcaktuar edhe nga pozicionimi i Range Roverit ne dy metra pas ndodhjes së aksidentit. Gjurmët e frenimit në vendngjarje mungojnë çka do të thotë se s'ka pasur fare frenim dhe nëse do kishte, mbi atë bazë do përcaktohej sa shpejt ka qenë Land Roveri".
Ekspertët konfirmojnë se "nëse do të kishte përplasje frontale, përgjithësisht energjia e cliruar nga të dy mjetet do të varej nga pesha e secilit mjet dhe në këtë rast, pasojat do të ishin vecse me lëndime. Por në rastin në fjalë me përplasjen tangenciale një pjese e energjisë e përthith goditja, kurse pjesa tjetër e ruan lëvizja"-thuhet në raport.
Pyetja që shtrohet është nëse të dy mjetet do të kishin respektuar shpejtësinë e lejuar prej 30 km në orë që është dhe shpejtësia e lejuar, do të ndodhte ky aksident me këtë pasojë? Ndërkaq Rexhina Çelhakaj ndodhet në spitalin e burgut në gjendje të rënduar mentale si pasojë e asaj që ndodhi.
Madje edhe në masën e dhënë të arrestit që iu komunikua teksa ishte shtruar, ajo vetëm ka qarë dhe shfajësuar duke thënë se nuk ka qenë me shpejtësi dhe se furgoni me pasagjerë drejtuar nga Bardhi Proda, erdhi me një shpejtësi skëterre aq sa nuk e pandehte se nga erdhi. Ditët vijuese, grupi i ekspertëve të ardhur nga Tirana, do të përcaktojë edhe konkluzionet që do t’i shërbejnë organit të akuzës për të zbuluar shkaqet reale të aksidentit ku humbën jetën 5 persona mes të cilëve edhe drejtuesi i furgonit të pasagjerëve.
Përveç shoferit Bardh Prodo, viktima të aksidentit mbetën pasagjerët, çifti i bashkëshortëve, Drita Korçari, 72 vjeçe dhe Fiqiri Korçari, 77 vjeç, banues në Tiranë si dhe çifti ukrainas, Tetiana Fediaieva, 48 vjeçe, banuese në Ukrainë dhe Olesandr Fediaieva, 53 vjeç, banues në Ukrainë. U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe përdorimi i gurit fresibël që të nxirren trupat nga furgoni i cili ishte shtypur krejtësisht. Ndërsa e vetmja e mbijetuar nga furgoni, është Greta Gaberdini, 25 vjeçe, banuese në Tiranë.
Furgoni, makina tip Land Rover dhe shoferja e saj Rexhina Çelhaka
Po vajza qe mbijetoi nga perplasja ne furgon eshte marre ne pyetje si deshmimtare?
PërgjigjuFurgoni eshte qelluar nga foristrada sepse eshte makine e madhe dhe vetem fuqia e goditjes me shpejtesi mund ta nxjerri nga rruga.
PërgjigjuMq kane perdorur google maps,e kane te thjeshte te verifikojne shpejtesine e mjetit Land Rover
PërgjigjuSipas llogjikes se grupit te hetimit qe vajza nuk njihte rrugen do te thote qe taksia (furgon) e njihte mire rrugen se kishte 20 vjet qe e bene ate rruge dhe perfundimi eshte qe TAKSIA FURGON KA QENE ME SHPEJTESI DHE I KA NGUSHTU RRUGEN LAND ROVER DHE PER PASOJ JANE PERPLAS KETE JA KONFERMUNE EDHE DY PASAGJERET E LAND ROVER KUR JANE PYETUR. DHE REZULTATI U PA FATKEQESIA E ATYRE QE ISHIN MRENA NE FURGON NGUSHELLIME PER TE GJITH QE HUMEN JETEN
PërgjigjuFajin e ka tik toku Ti nuk je delinquenti por injaranti Ato para se te benin aksident kishin hipur siper makines te treja. Shiko foton dhe ne wc ku njeriu shkon per …… dhe ato ben foto me kemben e ngritur si qeni kur shurros Shikoni se kush i ben aksidentet. Te rinjte qe ecin me kemven tek gazi dhe te dehur e narkomanet Shiko papergjeshmerine e ketyre plehrave ndalojne gjithe ate qarkullim ne zemer te Tiranes dalin nga makina dhe kercejne per te bere vidio tik toku. Ne cfare vendi te botes te le ty kush te besh gjera te tilla Femra boshe plehra qe marrin jete te pafajshme vendin e kane te kalben ne burg. Keshtu zoti delenxhi. Besoj se ndonje i aferm e femrave se meqe vdiq shoferi i furgonit fajin tja hedhin atyre
30 km në orë ???!!! Tabela koti kur nuk i zbaton asnjë. Pastaj si mund të vësh 30 km në orë kur me kal ecën më shpejt e jo më me makinë
PërgjigjuEkspertet e kane rast per bingo kete. Po ta shikoni ne foto makina ka ndaluar gjysem ne rruge dhe pak jashte rruge, qe do te thote ka patur frenim e rrjedhimisht dhe gjurme te frenave ne rruge.
Përgjigjupo atehere ec me kale .... leri ata me makina te zbatojne regullat. fshatar gdhe!
Furgoni kishte 20 vjet qe e bonte rrugen, kurse ti sa e kishe mor makinen boje dhe foto. Nvend qe tmbyllesh gojen,tndjesh pergjegjesi per 5 jet qe more dhe treflektosh,vazhdon tregon akoma se ca soji I peshtir je.. je qenia me e peshtir e shoqeris ton,dhe per faj tkeq jeni shum
PërgjigjuShiko une kam udhetuar me dhjetwra raste me shoferin, dhe mund te them qe e ngiste mjetin ne menyre te tmerrshme, me shpejtesi sketerre, me telefon ne vesh gjte gjithe kohes, po ishin hallexhinj dhe donim tye arrinim Tiranen sa me shpejt se me autobuz na nxihej jeta 8 ore rruge. gjithsesi duhet ta percaktojne ekspertet shkakun dhe dinamiken e ngjarjes.
Duket expertize e arsyeshme. Jashte normave te shpejtesise ka me shume mundesi te jete taxia qe la dale per pune se sa vajzat qe kane dale ne xhiro.
Përgjigju