Policia e Gjirokastres jep informacion të ri lidhur me aksidentin tragjik.
Shoferi që drejtonte makinën me 7 emigrantë brenda eshte identifikuar si Edison Bregaj 24 vjeç nga Shkodra, ndërsa është shoqëruar në polici pronari i makinës.
Njoftimi i policise
Në vijim të informacionit paraparak të dhënë për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, në afërsi të fshatit Kuqar, si pasojë e të cilit humbën jetën 8 shtetas (drejtuesi i automjetit dhe 7 shtetas që dyshohet se janë nga Vendet e Treta), ju informojmë se nga verifikimet e kryera dyshohet se drejtuesi i këtij automjeti është shtetasi E. B., 24 vjeç, banues në Shkodër.
Gjithashtu, nga verifikimet e kryera rezulton se automjeti tip "Benz" që drejtonte shtetasi E. B. është marrë me qira në qytetin e Shkodrës, nga shtetasi A. Gj., 26 vjeç.
Policia e Shkodrës ka shoqëruar në Komisariat, shtetasin A. Gj., për ta marrë në pyetje për rastin.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Lajmi kryesor:
Tragjedi në Këlcyrë, aksidentohet makina me emigrantë! 8 viktima, mes tyre edhe shoferi! ‘Benz’-i tentoi t’i ikë policisë, 'fluturon' në anë të lumit Vjosa (VIDEO)
S.G/ReportTv.al