Tragjedi në Këlcyrë, aksidentohet makina me emigrantë! 8 viktima, mes tyre edhe shoferi! ‘Benz’-i tentoi t’i ikë policisë, 'fluturon' në anë të lumit Vjosa (VIDEO)

2 Prill, 06:44| Përditesimi: 2 Prill, 16:28

  • Share

KËLCYRË- Një aksident tragjik u shënua në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, me pasojë 8 viktima. Një mjet i mbushur me emigrantë ka tentuar t’i ikë policisë, por ngjarja ka rezultuar fatale, pasi mjeti përfundoi në shtratin e Lumit Vjosë, duke humbur jetën 7 emigrantët e paligjshëm nga vendet e lindjes, si edhe vetë drejtuesi i mjetit nga Shkodra.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, (2 prill 2024), kur ‘Benz’-i mbushur me emigrantë po udhëtonte nga pika e kalimit kufitar ‘Tre Urat’ në Përmet në drejtim të Këlcyrës. Mjeti i mbushur me emigrantë është pikasur nga policia duke lëvizur me shpejtësi të lartë. Pasi patrulla e policisë i ka bërë shenjë për të ndaluar, drejtuesi i mjetit është kthyer për në drejtim të Përmetit me qëllim për t’i ikur policisë. 

Nga shpejtësia e lartë, shoferi 24 vjeç nga Shkodra, Edison Bregaj, humbi kontrollin dhe makina ‘fluturoi’ në anë të lumit Vjosa. Report Tv sjell edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, ku dallohet makina totalisht e shkatërruar në anë të lumit. Mbi dinamikën e aksidentit foli nga vendngjarja drejtori i policisë së Gjiroakstrës, Ardian Çipa.

“Policia ka hasur një mjet që po vinte me shpejtësi tej normave të lejuara. Në përpjekje e sipër për t’i bërë shenjë për të ndaluar, automjeti është kthyer dhe është nisur me drejtim nga qyteti i Përmetit", tha drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Ardian Çipa.

Burime për gazetarin e Report Tv, Prio Nase bëjnë me dije se sipas vlerësimit paraprak, mjeti ka lëvizur me shpejtësi shumë të lartë kur ka qenë duke i ikur policisë, dyshohet rreth 180 km/h. Makina ka përfunduar në anë të lumit Vjosa në fshatin Kuqar dhe 8 personat kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes. 

Secili prej emigrantëve kishte paguar 300 euro për udhëtimin që i çoi drejt vdekjes, informon gazetari Nase. Ndërkohë në mjetin tip ‘Mercedez Benz’ janë gjetur edhe 2600 euro, me të cilat dyshohet se emigrantët nga vendet e Lindjes kanë paguar shoferin  për t’i transportuar ata nga Përmeti në drejtim të Hanit të Hotit, (Shkodër), për të kaluar më pas në Mal të Zi, dhe me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.
Disa orë më vonë policia identifikoi shoferin e mjetit i cili humbi jetën bashkë dhe me 7 emigrantët që po i shoqëronte. Edison Bregaj kishte marrë me qira makinën në qytetin e Shkodrës, nga shtetasi A. Gj., 26 vjeç, i cili është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.

Prokuroria e Gjirokastrës dyshon se pas aksidentit fshihet dhe një veprimtari kriminale e trafikut të emigrantëve.

Nuk mund të themi se është thjesht një aksident. Kjo ka ardhur rrjedhojë e një ngjarje tjetër kriminale, atë të të transportit të personave që në mënyrë të paligjshme kalojnë kufirin shtetëror për të vijuar më pas në BE. Është kombinim i këtyre 2 veprave penale të cilat do I shikojmë në thellësi për të zbardhur dhe shkakun' tha Drejtuesi i Prokurorisë së Gjirokastrës, Petrit Çano.

Ekspertë mjeko-ligjorë nga Tirana kanë bërë autopsinë e viktimave ndërsa grupi hetimor do të kontaktojë dhe ambasadat. Ndërkohë aksidenti u bë objekt debati në komisionin hetimor. 

Ora 16:02
Benzi ra nga 100 metra lartësi, mbetet një grusht hekurash! Pamje nga aksidenti tragjik me 8 viktima në Këlcyrë (Video)

Një “Benz” i shpartalluar që duket sa një grusht hekurash është gjithçka që ka mbetur nga aksidenti tragjik me 8 viktima në Këlcyrë. Pranë makinës vihen re sende personale dhe hekurat e mjetet.

Ora 14:45
Aksidenti me 8 të vdekur në Këlcyrë, identifikohet shoferi që drejtonte makinën me emigrantë brenda, shoqërohet dhe pronari i mjetit

Policia e Gjirokastres jep informacion të ri lidhur me aksidentin tragjik.

Shoferi që drejtonte makinën me 7 emigrantë brenda eshte identifikuar si Edison Bregaj 24 vjeç nga Shkodra, ndërsa është shoqëruar në polici pronari i makinës.

Njoftimi i policise

Në vijim të informacionit paraparak të dhënë për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, në afërsi të fshatit Kuqar, si pasojë e të cilit humbën jetën 8 shtetas (drejtuesi i automjetit dhe 7 shtetas që dyshohet se janë nga Vendet e Treta), ju informojmë se nga verifikimet e kryera dyshohet se drejtuesi i këtij automjeti është shtetasi E. B., 24 vjeç, banues në Shkodër.

 Gjithashtu, nga verifikimet e kryera rezulton se automjeti tip "Benz" që drejtonte shtetasi E. B. është marrë me qira në qytetin e Shkodrës, nga shtetasi A. Gj., 26 vjeç.

Policia e Shkodrës ka shoqëruar në Komisariat, shtetasin A. Gj., për ta marrë në pyetje për rastin. 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Ora 14:29
'Paguan 300 euro për vdekjen' Zbulohet itenerari i 7 emigrantëve: Nga hyrja në Shqipëri deri tek rrëzimi i makinës në Vjosë që i mori jetën

Foto: Aksidenti në Këlcyrë, makina në lumin Vjosë, 2 prill 2024

GJIROKASTER- Zbulohen detaje të reja lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur pak pas mesnatës në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, ku humbën jetën 7 emigrantë nga vendet e treta dhe shoferi i furgonit nga qyteti i Shkodrës.

Gazetari i Report Tv, Piro Nase ka zbardhur dinamikën e lëvizjes së emigrantëve të cilët u  nisnë për një të ardhme më të mirë por jeta u pre në mes.

Mësohet se emigrantët kanë hyrë nga kufiri i gjelbërt “Tre Urat’ në Përmet. Kanë qëndruar për gati 30 minuta në pritje të ardhjes së makinës që do i çonte më pas në drejtim të Hanit të Hotit, më pas në Mal të Zi, Kroaci dhe destinacioni final vendet e BE-së.

Për këtë rrugëtim mësohet se secili prej tyre kishte paguar 300 euro.

Pasi ka ardhur mercedezi Benz 240 të 7 emigrantët janë futur në makinë dhe kanë nisur udhëtimin. Në hyrje të Këlcyrës janë ndeshur me një patrullë policore. Në këtë moment shoferi ka bërë kthesë dhe pasi ka ecur 4 km për shkak dhe të shpejtësisë së lartë shoferi ka humbur kontrollin, ka çarë barrierën duke rënë në lumin Vjosë.

Makina ka fluturar 100 metra në lartësi dhe ka rënë në një distancë 300 metra në lumin Vjosë.

Ende nuk është identifikuar shoferi Shkodran dhe as emigrantët të cilët humbën jetën.

Ora 14:12
Aksidenti me 8 viktima, Salinaji kërkon drejtoreshën e SHISH te ‘Siguria’: Ka humbur kontrolli në territor! S’e ftoni në dasmë, të vijë të japë llogari

 

Deputeti demokrat Ervin Salianji, gjatë mbledhjes në Komisionin e Sigurisë, është ndalur te aksidenti tragjik në Këlcyrë me 8 viktima, ku mjeti i mbushur me emigrantë të paligjshëm po i ikte policisë. 

Salianji u shpreh se kjo ngjarjen dëshmoi se policia e shtetit nuk ka kontroll në territor.

“Unë e di që jeni në ajër, po në këtë vend jetoni. Sot ka ndodhur një ngjarje e trishtueshme, kanë vdekur 8 veta në një aksident.

Aksidenti ka ardhur për shkak se drejtuesi i mjetit mbante në makinë 7 shtetas të huaj që trafikoheshin. Kishim të bënimin me trafik emigrantësh. Është një ngjarje e përsëritur dhe tregon se policia e shtetit nuk ka kontroll në territor.

Do të duhej një aksident i rëndë për të kuptuar që Shqipëria është kthyer në han pa porta ku kalojnë emigrantët. Imagjinoni, kur kalojnë qënie njerëzore, çfarë bëhet me trafikun e drogës dhe sesi qarkullojnë të lirë personat në kërkim dhe të përfshirë në grupet kriminale.

Si fillim, në këtë ditë, ju duhet ta nisnit komisionin me këtë dhe të forcojmë strukturat e policisë së shtetit që të mos ndodhi më kjo. Këto tregojnë se e keni humbur kontrollin në territor”, tha Salianji.

Deputeti kërkoi drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit që të vijë në Komision për të dhënë llogari, duke thënë se nuk po e ftojnë në dasmë, por për të raportuar.

Salianji: Ky komision nuk është han, ka një vit e kusur që drejtoresha e SHISH ka marrë me radhë duke hequr drejtues dhe punonjës në atë institucion dhe nuk ka ardhur të raportojë në komison. Nuk është e pavarur ajo, e shmangët njëherë thirrjen, ta thërrasim prapë.

Salianji: Ore zotëri a doni të vijë drejtoresha e SHISH

Naço: E ka planifikuar

Salianji: Po pse në dasmë po e ftoni. Në dasmë e keni ftuar? Mos thoni e ka planifikuar sikur të vijë në dasmë, të vijë të japë llogari.

Ora 12:28
Aksidenti me 8 të vdekur në Këlcyrë, Balla: Shumë i prekur, shkaku ka qenë shpejtësia tej çdo norme! Të përkushtuar ndaj trafikimit të migrantëve

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjik në Këlcyrë ku humbën jetën 8 persona, 7 shtetas të huaj dhe një shqiptar.

Balla shprehet ndër të tjera se Policia e Shtetit dhe ministria që drejton janë të përkushtuar për t'u përballur me plagën e trafikimit të migrantëve.

'Shumë i prekur nga aksidenti i rëndë mëngjesin e sotëm në Këlcyrë, ku humbën jetën shtatë shtetas të huaj, migrantë në kërkim të një jete më të mirë dhe një shtetas shqiptar, drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksident.

Nga të dhënat paraprake rezulton se shkaku i aksidentit ka qenë përpjekja me shpejtësi tej çdo norme e drejtuesit të automjetit, për t’iu shmangur kontrollit policor në atë zonë. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit janë tërësisht të përkushtuara për tu përballur me plagën e trafikimit të migrantëve. Ky angazhim dëshmohet në politikat dhe strategjitë që po zbatohen, por edhe me angazhimin për t’u përballur me sfidat.

Në vitin 2023 Policia e Shtetit ka identifikuar 177 raste të kontrabandimit të emigrantëve, 9 raste të trafikimit të të miturve dhe 11 raste të trafikimit të personave, duke çuar në identifikimin e 330 autorëve të përfshirë, 147 prej tyre të ndaluar, duke shpresuar që prokuroritë dhe gjykatat të japin vendimet e shumëpritura, të cilat nuk e kuptoj pse vonohen. Gjithashtu, prej disa vitesh oficerët e FRONTEX po kryejnë patrullime të përbashkëta me Policinë Kufitare Shqiptare në të gjitha pikat e kalimit kufitar.', shkruan Balla në Facebook.

Ora 09:59
Aksidenti me 8 të vdekur në Këlcyrë, Prokurori i Gjirokastrës: Shoferi nga Shkodra, makina ishte marrë me qira! Pas identifikimit, kontaktojmë me ambasadat

 

Ekspertë mjekoligjorë nga Tirana pritet të shkojnë në Këlcyrë për të bërë autopsinë e viktimave, ndërkohë hetimet do të vijojnë pasi nuk kemi të bëjmë me një aksident të thjeshtë.

Drejtuesi i Prokurorisë së Gjirokastrës, Petrit Çano, thotë se pas identifikimit do të bashkëpunohet me ambasadat përkatëse për të dërguar trupat e pajetë pranë familjarëve.

"Ne jemi informuar nga drejtoria e policisë. Së bashku me prokurorin e gashëm kemi ardhur në vendngjarje. Kemi organizuar punën për kqyrjen me kujdes të kufomave dhe identifikimin e tyre. Më pas do të punojmë për të zbuluar shkaqet dhe përgjegjësitë nëse ka të tilla.

Me konstatimin e patrullës së policisë, mjeti është rikthyer në drejtim të qytetit të Përmetit me shumë shpejtësi. Nuk mund ta përcaktojmë sa ka qenë, sepse do dalë nga hetimet në vijim. Ka dalë jashtë kontrollit dhe ka përfunduar në këtë pjesë. 

Vetëm drejtuesi i automjetit është nga qyteti i Shkodrës, autometi është dhënë me qira nga pikat e dhënies me qira. Pra nuk është pronari i mjetit. Të gjithë të tjerët janë persona nga vendet e treta. Nuk I kemi identifikuar dhe nuk i dimë cilat shtetas I përkasin. Jemi duke pritur ekspertët mjekoligjorë për ekzaminimin e tyre. Pas identifikimit do të bashkëpunojmë me ambasadat përkatëse për të dërguar trupat e tyre.

Nuk mund të themi se është thjesht një aksident. Kjo ka ardhur rrjedhojë e një ngjarje tjetër kriminale, atë të të transportit të personave që në mënyrë të paligjshme kalojnë kufirin shtetëror për të vijuar më pas në BE. Është kombinim i këtyre 2 veprave penale të cilat do I shikojmë në thellësi për të zbardhur dhe shkakun' tha prokurori Çano. 

Ora 09:55
Aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë, drejtori i Policisë Çipa: Mjeti po ecte me shpejtësi! Efektivët i kanë bërë shenjë të ndalojë, por u largua

Drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Ardian Çipa ka dhënë detaje për aksidentin e ndodhur në Këlcyrë me 8 viktima. Në një deklaratë për mediat, Çipa shpjegoi se mjeti me emigrantë ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave dhe patrulla e policisë i ka bërë shenjë që të ndalojë.

Mjeti në këtë moment është kthyer për në drejtim të Përmetit duke u larguar me shpejtësi.

“Policia ka hasur një mjet që po vinte me shpejtësi tej normave të lejuara. Në përpjekje e sipër për t’i bërë shenjë për të ndaluar, automjeti është kthyer dhe është nisur me drejtim nga qyteti i Përmetit. Patrulla e policisë me automjetin e vet e ka ndjekur deri ën afërsi të vendit të ngjarjes, ka informuar sallën operative për mjetin që ishte larguar në drejtim të Përmetit me shpejtësi. Rreth orës 03:55, duke qenë se nuk është konstatuar automjeti, patrulla ka lëvizur drejt Përmetit duke marrë edhe kontakte me qytetarët që i ka pyetur nëse kanë parë një mjet të tillë. Kanë nisur inspektimin e zonës dhe ka parë shenja të aksidentit rrugor dhe ka parë automjetin që ka rënë në anë të lumit Vjosa.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit që jemi ende duke punuar për ta identifikuar. Personat e tjera dyshohet se duhet të jenë emigrantë të paligjshëm. Nuk japim dot një konkluzion sa i përket shpejtësisë së automjetit. Numri i kufomave është i madh dhe si rezultat ka kryerjen e shumë ekzaminimeve për të marrë dhe administruar prova për identifikimin e personave dhe sqarimin e rrethanave”, tha Çipa.

Ora 09:05
Pamje të rënda nga aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë, trupat e viktimave ende në makinë

 

Report Tv sjell pamje nga afër prej vendngjarjes ku ndodhi aksidenti tragjik në Këlcyrë.

Siç shikohet edhe nga pamjet, automjeti është i shkatërruar, teksa nga aksidenti kanë mbetur të vdekur 8 persona dhe nuk ka mundur të mbijetojë asnjë.

Një pjesë e trupave ende nuk është nxjerrë nga makina dhe pritet të kryhen veprimet e mëtejshme si dhe ekspertiza e hetuesve.

Ora 07:40
Aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë, burime: ‘Benz’-i i mbushur me emigrantë tentoi t’i ikë policisë me shpejtësi rreth 180 km/h, ‘fluturoi’ në anë të lumit Vjosë

 

Report Tv sjell detaje nga aksidenti tragjik në Këlcyrë, ku 7 emigrantë të paligjshëm dhe drejtuesi i një mjeti humbën jetën. Burime për gazetarin e Report Tv, Piro Nase bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ka qenë duke transportuar 7 emigrantët e paligjshëm nga pika kufitare e Tre Urave në drejtim të Këlcyrës.

Drejtuesi i mjetit ka tentuar që t’i ikë policisë, pasi është pikasur nga patrulla me mjetin e mbushur plot me njerëz. Sapo ka parë patrullën e policisë ai ka shtuar shpejtësinë dhe është kthyer për në drejtim të Përmetit për t’u larguar.

Burimet thonë se sipas ekspertizës paraprake mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi 180 km/h. Për shkak të shpejtësisë së lartë, drejtuesi ka humbur kontrollin e ‘Benz’-it dhe ka ‘fluturuar’ në anë të lumit Vjosë. Të 8 personat kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Ora 07:19
‘Benz’-i doli nga rruga dhe përfundoi në anë të lumit Vjosa, si ndodhi aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë! Report Tv sjell pamjet

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ku ndodhi aksidenti i rëndë me 8 viktima në aksin Këlcyrë-Përmet. Siç shihet edhe nga këto pamje, mjeti me shpejtësi ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.

Në vendin e ngjarjes ndodhet Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik, si edhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

"Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz  ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë. Si pasojë e daljes nga rruga  kanë humbur jetën 8 shtetas.( 7 shtetas dyshohet se janë  nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra)

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik. Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë. Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar", njofton policia. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • mali: 03/04/2024 14:42

    shumw mire qe vdiq dhe vete shoferi ,,,te zene mend te tjeret...

    Përgjigju
  • Iris: 03/04/2024 02:11

    Cfare ka ndodhur ketu eshte shume e thjeshte.Emigrantet kane hyre si te gjithe ata qe jane ne pozicionin e tyre nga kufiri i gjelber qe duket se ruhet pak,ose aspak nga rojet e kufirit.Dikush mund te thote qe s'jemi me ne komunizem dhe kemi Frontexs-in.Ne fakt, rojet e kufirit i ka gjithe bota,por ne Shqiperi duket se jane vetem tek doganat,se per kufirin e gjelber duket sikur jane inekzistente,te njejten pershtypje te le dhe Frontexs-i.Se dyti,duket qe kemi te bejme me trafik te organizuar sepse emigrantet kane pritur qe dikush t'i merrte,nuk kane pajtuar nje makine te rastit.Se treti,aksidenti ndodhi per shkak te shoferit ,ishte shpejtesia tej normave ajo qe terhoqi vemendjen e policise dhe jo fakti se po trafikonte emigrante,apo u ndalua rastesisht ne nje postbllok,per nje kontroll rutine.Sikur shoferi te mos kishte ecur kaq shpejt,ky aksident edhe mund te mos kish ndodhur,se policia nuk do te kishte arsye t'a ndiqte.Shkaku i pare pse u ndoq ishte shpejtesia,jo emigrantet.

    Përgjigju
  • poli: 02/04/2024 20:02

    shofer pa eksperrience,,,i trembur,,mori ne qafe 8 vete,, te denohet 38 vjet burg...

    Përgjigju
  • Pena: 02/04/2024 12:50

    Kur komentojne dhe ish policet e debuar nga policia e shtetit, ky vertete eshte kulmi....!!!

    Përgjigju
  • ????????????: 02/04/2024 12:50

    Petrit cano kakaluar vetingun????. Uaaaa nuk mund te besohet burri me i poshter ne Republik. Uaaaaa hajdut imoral fundurin ne maksimum. Imoralitetin e kan si familje ne fakt e kan semundje po te jete ai i pari prekuroris ky vetingu duhet te dhitet vrl

    Përgjigju
  • Meti: 02/04/2024 12:45

    Eshte vrasje nga policia, përse nuk ndjek autoret e vrasjeve, turp i policise se shtetit, duhet të shkarkohen drejtuesit e Komisariatit e te policuse kufitare, trafiku i klandestineve lulezon ne te gjithe shqiperine dhe ne qender te Tiranes, por Tao eshte i zene me fb per kultimivimin e sallatorit e luleshtrydheve

    Përgjigju
  • Polic #: 02/04/2024 11:34

    Fakti që makina është marrë me qira në Shkodër nuk do të thotë që shoferi është nga Shkodra....

    Përgjigju
    • Shkodrani: 02/04/2024 19:17

      Zakonisht skafistet e trafikantet jane nga zona e vlores por edhe mund te kete ndryshu ndonje gje kohet e fundit

  • O komentusa injorante: 02/04/2024 10:03

    Policia te ndjek ne cdo vend te botes . Ca esht kjo llogjik policia nuk duhet ne ndjek?? Ateher cdo keqberes i bie ti japi gaz makines e te shpetoj pa u kap

    Përgjigju
    • O taku o i trash: 02/04/2024 14:01

      Po ku e fi policia ishin emigrant apo ishin vrases me pages ? Makina me xhama te zi i ka ber shenj te ndaloje dhe nuk ka ndalu . Ca po flitni a jeni ne terezi ne amerik jepen live ndjekjet e policis me ore te tera

    • Kdks: 02/04/2024 13:00

      Ska dhene pjesen te mjeshtrat, se atehere i ndjekin..

    • Taku: 02/04/2024 12:53

      O ti mencmi i dheut,po ca krimi kan bera ata o injorant me fcb o injorant patatinash. Ore po ke qen na njeher emigrant ti? Ca duhet te besh ate gje kur ti ate e bllokon ne rruge te madhe ne 1 shteg ku ska ku vete fare o mavri me boje. Policia sduhet te perzen sikur ata kishin bere krime kunder njerzimit se jan hallexhinj te shkretet qe lan kockat ketej dhe do dergjen morgjeve. Zoti paste meshire per viktimat e injorances

    • O polic injorant: 02/04/2024 10:53

      Normal që policia në gjo vend të botës të ndjek!Por ky shoferi nuk ka pagur pare dhe hajdutët me uniformë janë vënë në ndjekje,dhe fatkeqësia ndodhi! Por policët kanë mundur ta eleminonin këtë tragjedi por si! Të njftonik kolegët të tjerë të bd llokonin rrugët,kështu fotë ishte shmangur kjo tragjedi.

    • O Kryetar: 02/04/2024 10:51

      Pse nuk ndjek Ato qe veasin, me kallasha, apo ne vend te lekeve do marrin plumba bytheve. Apo mos je vet noi polic bq. Refugjat ishin, ne popull refugjat jemi. Nga nje ane do ikin ne anen tjeter. Kaq. Po policia shqiptare ku e ku te nxjerr sut ore. GESTAPO esht, prandaj po ikin njerezit

  • Polici: 02/04/2024 09:43

    Policia skante drejte te ndjeke duke vene ne rrezik jeten e njerezve dhe as ti trembe qe te nderrmarrin veprime me pasoja si kjo e sotmja. Nje pyetje kam cila polici e ka ndjek e kufirit apo e qarkullimit? A kisjte plan masash per te dale ne ate pike kontrolli dhe a eshte zbatuat rregullorja mbi pikar e kontrollit???

    Përgjigju
    • Po ik o polic: 02/04/2024 10:04

      A i ke par ne amerik e ne gjith boten videot qe i ndjek policia me ore te tera neper autostrada e kudo

  • Devi: 02/04/2024 09:37

    Shoferi nga Shkodra!Duhet të hetohen policët që ishin në shërbim në kufirin e gjelbër!Duhet të të hetohet baza nga ku klandestinët bojë grumbullimi,dhe kush e drejton këtë trafik!shoferi nga Shkodra e ka pasur destinacionin ku doti marri,dhe në këtë rast policia e di 100% bazat! Por janë policët që bashkpunojnë me mafjen e Klandestinëve.

    Përgjigju
  • asolingo: 02/04/2024 09:18

    Shofera pa dipllome(ose fallco),policia kontroll te repte ndaj taxive dhe fugonave.

    Përgjigju
  • Patrioti: 02/04/2024 08:56

    E shikoni cfare ndodh kur policia nuk merr pjesen e saj te vdes.transporti i clandestineve nuk eshte i ligjshem por nuk duhet konsideruar krim qe duhet denuar me vdekje.mungesa e profesionalizmit vret njerez.u qofte dheu i lehte sic paten edhe vdekjen e shpejte.minimizoni tragjedi te tilla

    Përgjigju
    • Taku: 02/04/2024 12:57

      Fiks shok se ne jemi pervete emigrant mutiii. Boll o brezi patatinave qe sdini ca thoni qe duhet te bej namin policia se smori pjesen te vrase 8 te rinje. Ca do benin ata i kapje ne rrug nacionale si sheleg dhe sdo kishin ku te venin. Ai i shkreti ska njojt rrugen dhe ka ikur shpejt dhe ka ren ne gremin. Krim i madhe. Ngushellime familjarve te viktimave te idiotsis koletive shqiptare

    • O patrioto: 02/04/2024 09:52

      Cfar je tu thene o ....

    • Opgj: 02/04/2024 09:28

      Po ska polici ne kete vend, thjesht nje tufe hajdutesh dhe injorantesh.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?