Shoferi i përfshirë në aksident

Dëshmia tronditëse e shoferit që u përfshi në aksidentin e Kamzës: Vajza e mitur vdiq para syve të mi

8 Gusht 2018, 10:10| Përditesimi: 8 Gusht 2018, 10:57

  • Share

Tiranë- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kodër Kamëz ku një makinë e drejtuar nga një grua 38-vjeçare e identifikuar si Rozina Koleci ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një biçikletë dhe më pas tre këmbësorë, nënën me dy vajzat e saj. Si pasojë e goditjes çiklisti dhe njëra prej vajzave të mitura kanë humbur jetën.

Për “Report Tv” ka folur edhe dëshmitari okular i ngjarjes gjithashtu i përfshirë në aksident është shprehur se ndjehet i tmerruar nga ato që ka parë.

Ne po vinim nga ura dhe pamë momentin kur makina i ra gruas me dy femijë. Biçikletën nuk e pashë. Në fakt makina nuk ishte me shpejtësi. U tmerruam me thënë të drejtën. Fëmija ishte i vdekur para makinës tonë. Ishin pamje të tmerrshme.

Dëshmitari okular i aksidentit


Lajmi kryesor:

Aksident tragjik në Tiranë/ Makina përplas nënën me 2 fëmijë dhe 1 biçikletë, 2 të vdekur, mes tyre një 7 vjeçare


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?