Tiranë- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kodër Kamëz ku një makinë e drejtuar nga një grua 38-vjeçare e identifikuar si Rozina Koleci ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe për pasojë ka përplasur një biçikletë dhe më pas tre këmbësorë, nënën me dy vajzat e saj.
Njoftimi i policisë:
Informacion Paraprak
Më datë 08.08.2018, rreth orës 08:40, në rrugën e Kamzës, tek shinat e trenit, shtetasja R. K., ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit me targë AA071UA, duke u përplasur me një biçiklistë dhe më pas me këmbësorë.
Si pasojë e përplasjes ka ndëruar jetë shtetasja E. N., 7 vjeçe dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetaset V. N., 29 vjeçe dhe E. N., 6 vjeçe, ku kjo e fundit ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Mjeti dhe drejtuesja ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.
Tiranë- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kodër Kamëz ku një makinë e drejtuar nga një grua 38-vjeçare e identifikuar si Rozina Koleci ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një biçikletë dhe më pas tre këmbësorë, nënën me dy vajzat e saj. Si pasojë e goditjes çiklisti dhe njëra prej vajzave të mitura kanë humbur jetën.
Për “Report Tv” ka folur edhe dëshmitari okular i ngjarjes gjithashtu i përfshirë në aksident është shprehur se ndjehet i tmerruar nga ato që ka parë.
Ne po vinim nga ura dhe pamë momentin kur makina i ra gruas me dy femijë. Biçikletën nuk e pashë. Në fakt makina nuk ishte me shpejtësi. U tmerruam me thënë të drejtën. Fëmija ishte i vdekur para makinës tonë. Ishin pamje të tmerrshme.
Dëshmitari okular i aksidentit
Burg e mos te ket pik meshiret per kete femer.I mori be qaf tel gjitha Duke nis makinen me tel ne dor tu fol me dashnor e si ta ket mendjen te rruga? ??? Edhe patentat ju cojn dashnoret pa vajt ne kurs fare. Burg burg pa meshir
PërgjigjuVetëm në vende të prapambetur bën vaki që mblidhen sehirxhinj e rrinë e bëjnë sehir!
PërgjigjuNese nuk ndryshihet kodi penal qe keto vpra te quhen vrasje ose nese nuk jepen denime maksimale sic e parashikon ligji aktual, pra me 10 vite, ngjarje te tilla do kemi perdite. E mbani mend ate qe aksidentoi me vdekje djalin e ish zv.ministrit te brenshem dhe u lirua pas nje viti nga amnistia dhe rryshfeti? Si tha ajo do iki ne Maldive me pushime dhe qeshte.
ne burg bashke me kete kriminelen dhe ai qe i ka dhene patenten
PërgjigjuNgushellime familjareve,mase ekstreme per drejtuesin e mjetit shofera qe nuk respektojne rregullat e qarkullimit me shpejtesi,pije alkoike, droguar,perdorim celulari ne levizje mase ekstreme deri konfiskim mjeti
PërgjigjuShume ngjarje e rende. Po nga deshmia thuhet qe shpejtesia nuk ka qene sh e madhe. Mendoj qe tek ne eshte urgjente per te pare gjendjen e mjeteve qe qarkullojne. Psh ka makina qe gomat I kane 80% te konsumuara dhe nuk I ndalon njeri kur dihet qe goma te hedh jashte rruge
PërgjigjuShqipëria është vend kaq i vogël gjeografik sa që makina nuk duhet të ketë.. Duhet të nxiret urgjentisht ligj që ai person që kërkon të blejë makinë, të paguajë edhe një taksë sa vet çmimi i makinës me qëllim që askush të mos blejë më!
PërgjigjuNgushellime familjeve te viktimave, sherim te shpejte vogelushes dhe te emes se saj. E frikshme ta mendosh fundin e femijes ne kete menyre. Edukim shoferave permes gjobave, por edhe kembesoreve qe kapercejne rrugen vend e pa vend.
Përgjigjungushellime familareve ska fjale mos o zot çar behet keshtu
PërgjigjuBurg i perjetshem per te gjithe shoferet qe vrasim kur jane te dehur nen efektin e lendeve narkotike dhe kur kalojne shpejtesine e lejuar.
PërgjigjuNderhy sa me pare o SHTET ,o ministri e rendit!Ashpersoni masat ndaj shume shoferave se po marin jete njerzish-jemi ne Shqiperi jo ne siri!Ashpetsoni masat,jo me gjoba 10 20 mije lekshe hiqni targat bllokoni mjetet.
PërgjigjuNgushellime familjareve. Normalisht qe shteti duhet te nderhyje....por te nderhyje edhe Tek kembesoret Eshte bere e tmerrshme qarkullimi me makine...kembesore bicikleta etj qe te presin rrugen ....nuk eshte vetem faji shofereve.
..Kush jep ose shet Patenta..,duhet te pergjgjet...O Zot..,sa keq..,ngushellime
PërgjigjuNgushllime famileve! Është me se e nevojshme që të gjitha patentet që jan lëdhuar këto 10 vitet e fundit të kontrollohen se si jan marrë...!!!
Përgjigju